PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Vedat muriqi"Drejtësi për çlirimtarët", festimi i Muriqit tërbon mediat serbe
2 min čitanja
Vedat muriqi

"Drejtësi për çlirimtarët", festimi i Muriqit tërbon mediat serbe

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mediumet në Serbi, por edhe në vendet e rajonit, i kanë kushtuar vëmendje të madhe festimit të Vedat Muriqit dhe lojtarëve të Kosovës pas fitores 1-0 ndaj Republikës së Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”.Kapiteni i “Dardanëve” shënoi golin e fitores në minutën e 83-të, ndërsa menjëherë pas golit ngriti një fanellë ku shkruante “Drejtësi për Çlirimtarët” dhe “Jo në emrin tim”. Në këtë festim iu bashkuan edhe lojtarët e tjerë të Kosovës, duke bërë që atmosfera në “Fadil Vokrri” të bëhej edhe më e veçantë.Mesazhi i Muriqit erdhi në një moment të ndjeshëm, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas ndeshjes, vetë Muriqi deklaroi se fitoren ia dedikonte “çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së”.Festimi i “Dardanëve” nuk kaloi pa reagime në Serbi. Mediumi Kurir kërkoi madje largimin e Kosovës nga futbolli evropian, ndërsa Alo ngriti pyetjen nëse do të ketë reagim nga UEFA. Edhe mediume të tjera serbe i kushtuan hapësirë të madhe asaj që ndodhi në fund të ndeshjes. Reagimet nuk u ndalën vetëm te festimi i Muriqit. Mediumi serb Telegraf i kushtoi vëmendje edhe një postimi të trajnerit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili publikoi fotografi të Muriqit dhe Milot Rashicës pas fitores.“Ekip i shkëlqyeshëm. Pamja në fund të ndeshjes flet shumë. Gjenerata të lirisë. Gjenerata që nuk lejojnë robëri kurrë më”, kishte shkruar Kuka. Postimi i tij u përcoll më pas edhe nga mediumi serb.Ndërkohë, jehona e festimit të Muriqit u përhap edhe në vendet e tjera të rajonit. Mediumi kroat Dnevnik shkroi për reagimet në Serbi, ndërsa portali boshnjak sportsport.ba raportoi se veprimi i Muriqit do të shkaktonte reagime të forta në Serbi./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mediumet në Serbi, por edhe në vendet e rajonit, i kanë kushtuar vëmendje të madhe festimit të Vedat Muriqit dhe lojtarëve të Kosovës pas fitores 1-0 ndaj Republikës së Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”.Kapiteni i “Dardanëve” shënoi golin e fitores në minutën e 83-të, ndërsa menjëherë pas golit ngriti një fanellë ku shkruante “Drejtësi për Çlirimtarët” dhe “Jo në emrin tim”. Në këtë festim iu bashkuan edhe lojtarët e tjerë të Kosovës, duke bërë që atmosfera në “Fadil Vokrri” të bëhej edhe më e veçantë.Mesazhi i Muriqit erdhi në një moment të ndjeshëm, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas ndeshjes, vetë Muriqi deklaroi se fitoren ia dedikonte “çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së”.Festimi i “Dardanëve” nuk kaloi pa reagime në Serbi. Mediumi Kurir kërkoi madje largimin e Kosovës nga futbolli evropian, ndërsa Alo ngriti pyetjen nëse do të ketë reagim nga UEFA. Edhe mediume të tjera serbe i kushtuan hapësirë të madhe asaj që ndodhi në fund të ndeshjes. Reagimet nuk u ndalën vetëm te festimi i Muriqit. Mediumi serb Telegraf i kushtoi vëmendje edhe një postimi të trajnerit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili publikoi fotografi të Muriqit dhe Milot Rashicës pas fitores.“Ekip i shkëlqyeshëm. Pamja në fund të ndeshjes flet shumë. Gjenerata të lirisë. Gjenerata që nuk lejojnë robëri kurrë më”, kishte shkruar Kuka. Postimi i tij u përcoll më pas edhe nga mediumi serb.Ndërkohë, jehona e festimit të Muriqit u përhap edhe në vendet e tjera të rajonit. Mediumi kroat Dnevnik shkroi për reagimet në Serbi, ndërsa portali boshnjak sportsport.ba raportoi se veprimi i Muriqit do të shkaktonte reagime të forta në Serbi./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…