PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Florence pughFlorence Pugh tërheq vëmendjen me stilin elegant në promovimin e 'East of Eden'
2 min čitanja
Florence pugh

Florence Pugh tërheq vëmendjen me stilin elegant në promovimin e 'East of Eden'

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Florence Pugh tërhoqi vëmendjen në Londër me një veshje të veçantë nga Dior, teksa mori pjesë në eventin promovues të serialit të ri East of Eden.Aktorja 30-vjeçare u shfaq me një fustan-xhaketë të pazakontë, të cilin e kishte veshur mbi një këmishë të bardhë me jakë të lartë. Pamjen e plotësoi me një palë këpucë me taka në ngjyrë rozë të çelët, ndërsa flokët i kishte mbledhur me një fjongo të zezë. Ajo zgjodhi gjithashtu disa bizhuteri nga Bvlgari, shkruan DailyMail. Pugh ishte e shoqëruar nga aktorët Christopher Abbott dhe Mike Faist, si dhe nga regjisorja Zoe Kazan. Seriali East of Eden, i bazuar në romanin me të njëjtin titull të John Steinbeck, do të shfaqet për herë të parë më 1 tetor. Në të, Pugh luan Cathy Ames, një personazh kompleks dhe intrigues, e martuar me Adam Trask, të interpretuar nga Abbott. Zoe Kazan, e cila ka drejtuar serialin, ka folur me vlerësim për zgjedhjen e Florence Pugh në rolin kryesor. Ajo ka thënë se nuk kishte menduar për një tjetër aktore për Cathy-n dhe se Pugh ishte zgjedhja e duhur për personazhin. Kazan ka vlerësuar gjithashtu përkushtimin e saj gjatë pesë muajve të xhirimeve. Vetë Pugh ka treguar se ishte një përvojë sfiduese dhe njëkohësisht shumë e rëndësishme për të rikthyer këtë personazh përpara një brezi të ri shikuesish. East of Eden vjen në një periudhë të ngarkuar për aktoren, e cila është përfolur së fundmi edhe për rolin e Moneypenny në një spin-off të James Bond. Sipas raportimeve, ajo mund të përfitojë 10 milionë paund (rreth 11.5 milionë euro) nga ky projekt. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Florence Pugh tërhoqi vëmendjen në Londër me një veshje të veçantë nga Dior, teksa mori pjesë në eventin promovues të serialit të ri East of Eden.Aktorja 30-vjeçare u shfaq me një fustan-xhaketë të pazakontë, të cilin e kishte veshur mbi një këmishë të bardhë me jakë të lartë. Pamjen e plotësoi me një palë këpucë me taka në ngjyrë rozë të çelët, ndërsa flokët i kishte mbledhur me një fjongo të zezë. Ajo zgjodhi gjithashtu disa bizhuteri nga Bvlgari, shkruan DailyMail. Pugh ishte e shoqëruar nga aktorët Christopher Abbott dhe Mike Faist, si dhe nga regjisorja Zoe Kazan. Seriali East of Eden, i bazuar në romanin me të njëjtin titull të John Steinbeck, do të shfaqet për herë të parë më 1 tetor. Në të, Pugh luan Cathy Ames, një personazh kompleks dhe intrigues, e martuar me Adam Trask, të interpretuar nga Abbott. Zoe Kazan, e cila ka drejtuar serialin, ka folur me vlerësim për zgjedhjen e Florence Pugh në rolin kryesor. Ajo ka thënë se nuk kishte menduar për një tjetër aktore për Cathy-n dhe se Pugh ishte zgjedhja e duhur për personazhin. Kazan ka vlerësuar gjithashtu përkushtimin e saj gjatë pesë muajve të xhirimeve. Vetë Pugh ka treguar se ishte një përvojë sfiduese dhe njëkohësisht shumë e rëndësishme për të rikthyer këtë personazh përpara një brezi të ri shikuesish. East of Eden vjen në një periudhë të ngarkuar për aktoren, e cila është përfolur së fundmi edhe për rolin e Moneypenny në një spin-off të James Bond. Sipas raportimeve, ajo mund të përfitojë 10 milionë paund (rreth 11.5 milionë euro) nga ky projekt. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…