PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Erblin osmaniBayern Munichu shkruan për debutimin e Erblin Osmanit me fanellën e Kosovës
2 min čitanja
Erblin osmani

Bayern Munichu shkruan për debutimin e Erblin Osmanit me fanellën e Kosovës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nga akademia e Bayernit te fanella e Kosovës, për Erblin Osmanin, ditët e fundit kanë qenë si një skenar që do ta ëndërronte çdo futbollist i ri.Vetë Bayerni i ka kushtuar vëmendje të veçantë rrugëtimit të 17-vjeçarit, duke e përmbledhur historinë e tij me titullin “Nga kampusi tek ekipi nacional”.Osmani fillimisht mori ftesën nga Kosova, më pas bëri debutimin me ekipin e dytë të Bayernit dhe vetëm disa ditë më vonë e përjetoi një tjetër moment të madh, debutimin me Kombëtaren A të Kosovës.Mesfushori u aktivizua në minutën e 87-të në fitoren 1:0 ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”, duke bërë kështu paraqitjen e tij të parë me “Dardanët”.🇽🇰 Erblin #Osmani feiert Debüt für kosovarische Auswahl. Glückwunsch, Erblin! 👏 Wie Erblin den Sprung vom Campus in die A-Nationalmannschaft geschafft hat 👉 https://t.co/aJ4yxkY4ZL 📸©️ Fisnik Halili pic.twitter.com/9sOykClceD — FC Bayern Campus (@fcbayerncampus) September 25, 2026 Për Osmanin, ky nuk ishte thjesht një debutim, por realizimi i një ëndrre që e kishte ndjekur prej kohësh.“Ishte si një ëndërr. Gjithnjë kam dashur të luaj për Kosovën. Jam shumë i lumtur që debutova. Një ëndërr është bërë realitet”, kishte deklaruar ai për FFK-në pas ndeshjes.Edhe Bayerni e ka veçuar këtë periudhë të veçantë në karrierën e talentit të tij, duke theksuar se brenda pak ditësh Osmani kaloi nga ekipi i dytë i klubit gjerman te debutimi me përfaqësuesen e Kosovës./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nga akademia e Bayernit te fanella e Kosovës, për Erblin Osmanin, ditët e fundit kanë qenë si një skenar që do ta ëndërronte çdo futbollist i ri.Vetë Bayerni i ka kushtuar vëmendje të veçantë rrugëtimit të 17-vjeçarit, duke e përmbledhur historinë e tij me titullin “Nga kampusi tek ekipi nacional”.Osmani fillimisht mori ftesën nga Kosova, më pas bëri debutimin me ekipin e dytë të Bayernit dhe vetëm disa ditë më vonë e përjetoi një tjetër moment të madh, debutimin me Kombëtaren A të Kosovës.Mesfushori u aktivizua në minutën e 87-të në fitoren 1:0 ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”, duke bërë kështu paraqitjen e tij të parë me “Dardanët”.🇽🇰 Erblin #Osmani feiert Debüt für kosovarische Auswahl. Glückwunsch, Erblin! 👏 Wie Erblin den Sprung vom Campus in die A-Nationalmannschaft geschafft hat 👉 https://t.co/aJ4yxkY4ZL 📸©️ Fisnik Halili pic.twitter.com/9sOykClceD — FC Bayern Campus (@fcbayerncampus) September 25, 2026 Për Osmanin, ky nuk ishte thjesht një debutim, por realizimi i një ëndrre që e kishte ndjekur prej kohësh.“Ishte si një ëndërr. Gjithnjë kam dashur të luaj për Kosovën. Jam shumë i lumtur që debutova. Një ëndërr është bërë realitet”, kishte deklaruar ai për FFK-në pas ndeshjes.Edhe Bayerni e ka veçuar këtë periudhë të veçantë në karrierën e talentit të tij, duke theksuar se brenda pak ditësh Osmani kaloi nga ekipi i dytë i klubit gjerman te debutimi me përfaqësuesen e Kosovës./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…