ShbaTrump pret Xi në Shtëpinë e Bardhë, në darkë mblidhen emra të fuqishëm
2 min čitanja
Shba
Trump pret Xi në Shtëpinë e Bardhë, në darkë mblidhen emra të fuqishëm
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një mbrëmje simbolike në Shtëpinë e Bardhë bashkoi presidentin amerikan Donald Trump dhe homologun e tij kinez Xi Jinping, në përmbyllje të një dite bisedimesh për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Kinë.Të dy udhëheqësit shkëmbyen mesazhe për bashkëpunim, stabilitet dhe nevojën për të shmangur përplasjet mes dy fuqive të mëdha. Trump deklaroi se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit “nuk kanë qenë kurrë më mirë”, ndërsa Xi Jinping u bëri thirrje të dy vendeve të gjejnë “një mënyrë të re që vendet e mëdha të bashkëjetojnë”.Darka shtetërore mblodhi më shumë se 100 të ftuar dhe u shndërrua në një skenë ku përveç diplomacisë u shfaq edhe pesha ekonomike dhe teknologjike e Shteteve të Bashkuara. Përtej ceremonisë diplomatike, darka kishte edhe një dimension të fortë ekonomik dhe teknologjik.Mes të ftuarve ishin drejtuesit e kompanive që ndodhen në qendër të garës globale për Al, çipat e avancuar dhe teknologjitë e gjeneratës së re.Jensen Huang i Nvidia-s, Lisa Su e AMD-së dhe Sam Altman i OpenAI ishin ndër figurat kryesore të teknologjisë. Në listë ishin gjithashtu Tim Cook i Apple, Mark Zuckerberg i Meta-s, Sundar Pichai i Alphabet dhe Google, Satya Nadella i Microsoft, Jeff Bezos i Amazon dhe Elon Musk.Në këtë kuptim, imazhi i darkës ishte simbolik: kompanitë që janë në qendër të revolucionit teknologjik u ulën në të njëjtën tryezë me udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha të botës, në një kohë kur Al po shndërrohet në një nga fushat kryesore të konkurrencës ekonomike dhe gjeopolitike.Në listën e të ftuarve ishin edhe drejtues të fuqishëm të sektorit financiar dhe të biznesit, mes tyre Jamie Dimon i JPMorgan Chase, Jane Fraser e Citigroup, Steven Schwartzman i Blackstone, David Solomon i Goldman Sachs, Michael Miebach i Mastercard, Larry Fink i BlackRock dhe Michael Dell i Dell Technologies.Gjatë takimit, të dy udhëheqësit folën për nevojën e dialogut mbi Al dhe menaxhimin e rreziqeve që lidhen me këtë teknologji.Lista e të ftuarve e publikuar nga Shtëpia e Bardhë pë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.