PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Acibadem sistina - mkDy operacione gjinekologjike me asistencë robotike të kryera brenda një dite në "Acibadem Sistina"
2 min čitanja
Acibadem sistina - mk

Dy operacione gjinekologjike me asistencë robotike të kryera brenda një dite në "Acibadem Sistina"

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Për herë të parë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, por edhe në vendin tonë, brenda një dite u kryen me sukses dy operacione gjinekologjike me asistencë robotike. Me ndërhyrjet e kryera me sukses, “Acibadem Sistina”, si qendra e vetme e kirurgjisë robotike në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri, vazhdon të zgjerojë aplikimin e kirurgjisë me asistencë robotike në fusha të ndryshme kirurgjikale, duke hapur mundësi të reja për trajtim kirurgjikal bashkëkohor dhe preciz.Ekipi gjinekologjik u drejtua nga Dr. Boban Sardzhovski, specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës, me mbështetjen e plotë të Dr. Josif Gjoreski, specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës, anesteziologes Dr. Emilija Mirçevska, si dhe të infermierëve, teknikëve dhe personelit ndihmës spitalor. “Bëhet fjalë për dy paciente, të moshës 40 dhe 30 vjeç, tek të cilat u kryen operacione komplekse gjinekologjike. Tek të dyja pacientet u realizuan histerektomi laparoskopike me asistencë robotike, për shkak të indikacioneve të ndryshme mjekësore. Pacientja e parë, 40 vjeç, për shkak të një miome të madhe intramurale të mitrës, e cila shkaktonte gjakderdhje të theksuar menstruale dhe anemi, iu nënshtrua histerektomisë laparoskopike me asistencë robotike me salpingektomi bilaterale, përkatësisht heqjes së mitrës dhe të dy tubave fallopiane, duke ruajtur vezoret dhe funksionin e tyre hormonal. Tek pacientja e dytë, 30 vjeç, tek e cila më herët ishte diagnostikuar një patologji malinje e vezores, u krye histerektomi laparoskopike me asistencë robotike, e shoqëruar me adneksektomi të majtë, përkatësisht me heqjen e mitrës, vezores së majtë dhe tubit fallopian. Gjithashtu, u krye edhe limfadenektomi pelvike bilaterale, me heqjen e nyjeve limfatike nga rajoni i legenit, me qëllim përcaktimin e stadit të sëmundjes dhe planifikimin e trajtimit të mëtejshëm onkologjik”, shpjegon Dr. Sardzhovski. Pacientet janë në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore. Të dyja operacionet përfunduan me sukses, me humbje mi

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Për herë të parë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, por edhe në vendin tonë, brenda një dite u kryen me sukses dy operacione gjinekologjike me asistencë robotike. Me ndërhyrjet e kryera me sukses, “Acibadem Sistina”, si qendra e vetme e kirurgjisë robotike në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri, vazhdon të zgjerojë aplikimin e kirurgjisë me asistencë robotike në fusha të ndryshme kirurgjikale, duke hapur mundësi të reja për trajtim kirurgjikal bashkëkohor dhe preciz.Ekipi gjinekologjik u drejtua nga Dr. Boban Sardzhovski, specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës, me mbështetjen e plotë të Dr. Josif Gjoreski, specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës, anesteziologes Dr. Emilija Mirçevska, si dhe të infermierëve, teknikëve dhe personelit ndihmës spitalor. “Bëhet fjalë për dy paciente, të moshës 40 dhe 30 vjeç, tek të cilat u kryen operacione komplekse gjinekologjike. Tek të dyja pacientet u realizuan histerektomi laparoskopike me asistencë robotike, për shkak të indikacioneve të ndryshme mjekësore. Pacientja e parë, 40 vjeç, për shkak të një miome të madhe intramurale të mitrës, e cila shkaktonte gjakderdhje të theksuar menstruale dhe anemi, iu nënshtrua histerektomisë laparoskopike me asistencë robotike me salpingektomi bilaterale, përkatësisht heqjes së mitrës dhe të dy tubave fallopiane, duke ruajtur vezoret dhe funksionin e tyre hormonal. Tek pacientja e dytë, 30 vjeç, tek e cila më herët ishte diagnostikuar një patologji malinje e vezores, u krye histerektomi laparoskopike me asistencë robotike, e shoqëruar me adneksektomi të majtë, përkatësisht me heqjen e mitrës, vezores së majtë dhe tubit fallopian. Gjithashtu, u krye edhe limfadenektomi pelvike bilaterale, me heqjen e nyjeve limfatike nga rajoni i legenit, me qëllim përcaktimin e stadit të sëmundjes dhe planifikimin e trajtimit të mëtejshëm onkologjik”, shpjegon Dr. Sardzhovski. Pacientet janë në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore. Të dyja operacionet përfunduan me sukses, me humbje mi

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…