Pesha e trupitEksperti i fitnesit Arbër Peci: Pse dimrit shtojmë më lehtë peshë, ndërsa verës na duket më lehtë të dobësohemi?
2 min čitanja
Pesha e trupit
Eksperti i fitnesit Arbër Peci: Pse dimrit shtojmë më lehtë peshë, ndërsa verës na duket më lehtë të dobësohemi?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ndryshimet mes stinëve ndikojnë në oreksin, nivelin e lëvizjes, ritmin e stërvitjes dhe mënyrën si e perceptojmë peshën, por shtimi i kilogramëve nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë muskuj dhe as djersitja më e madhe nuk nënkupton humbje të yndyrësKur afrohet dimri, në palestër dëgjoj shpesh njerëz që duan ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të shtuar muskuj. Kur afrohet vera, biseda ndryshon: shumica duan të humbin yndyrë. Si trajner personal, e kuptoj pse krijohet kjo përshtypje. Stinët na ndryshojnë oreksin, lëvizjen dhe mënyrën si stërvitemi.Dimrit kalojmë më shumë kohë brenda. Për shumë njerëz bëhet më e lehtë të hanë vakte të rregullta dhe t’i përmbahen një orari në palestër. Nëse stërviten me pesha, ushqehen mjaftueshëm dhe pushojnë mirë, kjo mund t’i ndihmojë të shtojnë masë muskulare.Por dimrit shpesh ecim më pak dhe hamë më shumë. Kur pesha në peshore rritet, nuk do të thotë se gjithçka që kemi shtuar është muskul. Këtë ua them shpesh njerëzve që stërvit: mos u gëzoni vetëm pse peshorja tregon më shumë. Shikoni edhe a jeni bërë më të fortë, si ju rrinë rrobat dhe si po ndryshon trupi juaj.Për të njëjtën arsye, humbja e yndyrës mund të duket më e vështirë në dimër. Pas një dite pune, kur jashtë është ftohtë e errët, nuk është gjithmonë e lehtë të dalësh për ecje. Megjithatë, mund të humbim yndyrë edhe në dimër. Duhet ta kemi parasysh sa lëvizim realisht dhe sa po hamë. Vera sjell një ritëm tjetër. Ditët janë më të gjata, dalim më shpesh dhe shumë prej nesh lëvizin më tepër. Disa njerëz kanë edhe më pak oreks në vapë. Këto ndryshime mund ta bëjnë më të lehtë humbjen e yndyrës. Por vapa nuk e shkrin yndyrën. Nëse dalim nga stërvitja të lagur në djersë dhe peshojmë më pak, kryesisht kemi humbur ujë. Pasi të pimë lëngje, një pjesë e asaj peshe kthehet.Në verë mund të jetë më e vështirë për dikë që dëshiron të shtojë muskuj. Nganjëherë nuk i ha vaktet që i duhen, është me pushime ose lodhet më shpejt gjatë stërvitjes në vapë. Kjo nuk do të thotë se duhet të
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.