PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Woody harrelsonJeta e dhunshme e një vrasësi me pagesë - babait të Woody Harrelsonit
2 min čitanja
Woody harrelson

Jeta e dhunshme e një vrasësi me pagesë - babait të Woody Harrelsonit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Vrasësi dhe komplotisti i vetëshpallur për JFK-në, Charles Harrelson, pati një jetë të trazuar - dhe mund të ketë qenë babai i më shumë se një ylli të Holivudit.Nga: Tom Fordy / The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com“Bazuar në një thashetheme të vërtetë”, thuhet në hapje të komedisë së re të Apple TV-së, Vëllezërit [Brothers], për Woody Harrelsonin dhe Matthew McConaugheyn - aktorë që me raste kanë luajtur bashkë dhe që janë miq shumë të ngushtë në jetën reale - të cilët zbulojnë se mund të jenë, në fakt, vëllezër. Kjo histori ka qarkulluar që nga viti 2023, pasi nëna e McConaugheyt, Kay, i tha Harrelsonit se vite më parë e kishte njohur babanë e tij.“Disa vjet më parë, në Greqi, po rrimë dhe po flasim se sa të afërt jemi ne dhe për familjet tona. E, nëna ime është aty dhe thotë: ‘Woody, unë e njihja babanë tënd’”, kujton McConaughey. “Të gjithë i vunë re pikat në vazhdim që nëna ime la pas fjalës ‘njihja’. Ishte një ‘njihja’ e ngarkuar me nënkuptim”. Ata kanë folur për këtë, kanë bërë shaka me këtë dhe tani kanë bërë një serial komik për këtë. Luajnë versione të trilluara të vetes - që të dy mund ta kenë për baba “Clive” Harrelsonin, një pijanec që s’vlen për asgjë.Por, babai i vërtetë i Harrelsonit, Charles Voyde Harrelson, nuk ishte aspak për t’u përqeshur - vrasës me pagesë që rendte pas grave dhe që u burgos për vrasjen e gjyqtarit të qarkut John H Wood Jr, gjyqtarit të parë federal që u vra në shekullin XX. Thashethemi se Woody Harrelson dhe Matthew McConaughey janë vëllezër ka qarkulluar që nga viti 2023Kevin Winter/Getty ImagesHarrelsoni u kap jashtë Van Hornit të Teksasit, më 1 shtator 1980, në një skenë që fare lehtë mund të kishte ardhur nga një prej filmave të të birit. (Apo duhet thënë nga filmat e bijve të tij?) I çartur dhe me halucinacione nga injektimi i kokainës, Charlesi e kishte bindur veten se në makinën e tij ishte fshehur një bombë. Ai ndaloi anash autostradës dhe filloi të qëllonte makinën me armë, duke ia shpërthyer njërën gomë. Harrelsoni -

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Vrasësi dhe komplotisti i vetëshpallur për JFK-në, Charles Harrelson, pati një jetë të trazuar - dhe mund të ketë qenë babai i më shumë se një ylli të Holivudit.Nga: Tom Fordy / The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com“Bazuar në një thashetheme të vërtetë”, thuhet në hapje të komedisë së re të Apple TV-së, Vëllezërit [Brothers], për Woody Harrelsonin dhe Matthew McConaugheyn - aktorë që me raste kanë luajtur bashkë dhe që janë miq shumë të ngushtë në jetën reale - të cilët zbulojnë se mund të jenë, në fakt, vëllezër. Kjo histori ka qarkulluar që nga viti 2023, pasi nëna e McConaugheyt, Kay, i tha Harrelsonit se vite më parë e kishte njohur babanë e tij.“Disa vjet më parë, në Greqi, po rrimë dhe po flasim se sa të afërt jemi ne dhe për familjet tona. E, nëna ime është aty dhe thotë: ‘Woody, unë e njihja babanë tënd’”, kujton McConaughey. “Të gjithë i vunë re pikat në vazhdim që nëna ime la pas fjalës ‘njihja’. Ishte një ‘njihja’ e ngarkuar me nënkuptim”. Ata kanë folur për këtë, kanë bërë shaka me këtë dhe tani kanë bërë një serial komik për këtë. Luajnë versione të trilluara të vetes - që të dy mund ta kenë për baba “Clive” Harrelsonin, një pijanec që s’vlen për asgjë.Por, babai i vërtetë i Harrelsonit, Charles Voyde Harrelson, nuk ishte aspak për t’u përqeshur - vrasës me pagesë që rendte pas grave dhe që u burgos për vrasjen e gjyqtarit të qarkut John H Wood Jr, gjyqtarit të parë federal që u vra në shekullin XX. Thashethemi se Woody Harrelson dhe Matthew McConaughey janë vëllezër ka qarkulluar që nga viti 2023Kevin Winter/Getty ImagesHarrelsoni u kap jashtë Van Hornit të Teksasit, më 1 shtator 1980, në një skenë që fare lehtë mund të kishte ardhur nga një prej filmave të të birit. (Apo duhet thënë nga filmat e bijve të tij?) I çartur dhe me halucinacione nga injektimi i kokainës, Charlesi e kishte bindur veten se në makinën e tij ishte fshehur një bombë. Ai ndaloi anash autostradës dhe filloi të qëllonte makinën me armë, duke ia shpërthyer njërën gomë. Harrelsoni -

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…