Gjakova lokaleGjakova vendos kamera në pikat ku hidhen ilegalisht mbeturinat
1 min čitanja
Gjakova lokale
Gjakova vendos kamera në pikat ku hidhen ilegalisht mbeturinat
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Drejtoria për Inspektime e Komunës së Gjakovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vendosë kamera në lokacionet publike ku hidhen mbeturina në mënyrë të paligjshme.Sipas Komunës, masa synon parandalimin e krijimit dhe zgjerimit të deponive ilegale të mbeturinave, si dhe identifikimin e personave që ndotin hapësirat publike.Në kuadër të këtij bashkëpunimi, drejtori i Inspektimeve, Ervin Shabani, është takuar me kapitenin Ramë Beka, zëvendëskomandant i Stacionit Policor në Gjakovë, dhe kapitenen Mergime Dobra, shefe e Sektorit të Operativës.Komuna ka bërë të ditur se pamjet nga kamerat do të shërbejnë për identifikimin e personave që hedhin mbeturina në mënyrë të paligjshme dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj tyre.“Vendosja e kamerave do të ndihmojë në identifikimin e personave që ndotin mjedisin, ndërmarrjen e masave ligjore ndaj tyre dhe parandalimin e krijimit të deponive të reja”, thuhet në njoftim.Komuna e Gjakovës u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet dhe të raportojnë rastet e hedhjes së paligjshme të mbeturinave. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.