Skip to comments
Događaj u razvoju
Rahoveci

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Rahovec, njëri dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh për dy të pandehur në Rahovec, të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për mbajtje të paautorizuar të armëve.Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ndaj personave me inicialet S.S. dhe J.N. ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë – Dega në Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se dy të pandehurit, nga muaji gusht i këtij viti e në vazhdimësi, në Rahovec, në bashkëkryerje me njëri-tjetrin, kanë kontraktuar shuma dukshëm joproporcionale në këmbim të dhënies së borxhit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë.Prokuroria thotë se njëri prej të dëmtuarve, E.A., për shkak të gjendjes së rëndë financiare, kishte marrë nga i pandehuri S.S. shumën prej 1,000 eurosh.Sipas kërkesës për paraburgim, për këtë shumë fillimisht i ishte kërkuar që të kthente 3,000 euro, më pas 5,000 euro dhe në fund 8,000 euro. Prokuroria pretendon se ndaj tij ishte ushtruar presion që, në të kundërtën, të kthente paratë ose të jepte veturën e familjes.Rasti, sipas Prokurorisë, ka marrë zhvillim më 24 shtator 2026, kur i dëmtuari E.A. ishte takuar me S.S. për t’ia dorëzuar shumën prej 8,000 eurosh.Në atë takim, sipas Prokurorisë, ishte paraqitur edhe J.N., i cili, pasi paraprakisht ishte marrë vesh me S.S., i kishte thënë të dëmtuarit se 500 euro nga borxhi i marrë ishin të tij dhe se shuma që duhej të paguhej ishte 8,000 euro, pasi kamata ishte rritur.Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë realizimit të masave të veçanta hetimore, në kuadër të veprimeve të koordinuara me Policinë e Kosovës, pas dorëzimit të parave, S.S. dhe J.N. janë arrestuar nga zyrtarët policorë.Paratë e pranuara nga i dëmtuari, sipas Prokurorisë, janë gjetur te të dyshuarit gjatë arrestimit.Me këto veprime, Prokuroria d

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Rahovec, njëri dyshohet edhe për armëmbajtje pa lejeFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...