Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e radhës të mbahet të hënën në orën 11:00, ku pritet të shqyrtohet edhe një deklaratë lidhur me procesin në Hagë dhe vendimin e Gjykatës Speciale.Haxhiu tha se mbledhja e sotme e Kryesisë ishte e para e kësaj legjislature dhe se ajo ishte zhvilluar pas një diskutimi të gjatë.“Pas një mbeldhje të gjatë dhe aspka të lehtë sot mbajtëm mbledhjem e parë të kësaj legjislature. E kam thënë edhe më herët arsyesja se pse nuk kemi thërrit mbledhje të kryesisë ka qenë se Kuvendi dhe Qeveria ishin kontestuar nga PDK në Gjykatën Kushtetuese. Kryesia e Kuvendit vendosi sot që seanca e Kuvendit të mbahet të hënën në orën 11:00. Miratimin e një deklarate që lidhet me procesin në Hagë, përkatësisht me vendimin e padrejtë të Gjykatës Speciale. Të jetë një qëndrim i Kuvendit dhe Kuvendit ta ketë një qendrim në raport me këtë vendim përmes një deklarate”.Kryetarja e Kuvendit ka reaguar edhe ndaj kritikave se nuk kishte thirrur seancë të jashtëzakonshme pas vendimit të Hagës.Ajo sqaroi se kryetarja e Kuvendit nuk ka kompetencë që vetë të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme, duke theksuar se një kërkesë e tillë duhet të bëhet nga të paktën 40 deputetë.“Janë bërë kritika në emrin tim se pse nuk kam thërrit një seancë të jashtëzakonshme pas vendimit të Hagës. Nuk ka pasur asnjë kërkesë që është proceduar në Kuvendin e Kosovës...Kryetarja e Kuvendit nuk ka të drejtë të thërras seancë të jashtme. Ata që kanë të drejtë ta bëjnë këtë janë 40 deputetë nënshkrues dhe menjëherë sapo të më vij edhe sot e kësaj dite një kërkesë e tillë do ta aprovoja...”.Duke folur për projektligjin e iniciuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Haxhiu tha se nuk dëshiron ta paragjykojë nismën, por kërkoi që çdo veprim institucional pas vendimit të Hagës të jetë i menduar dhe i konsultuar.“Tani më lejoni të sqaroj një gjë që konsideroj që është e rëndësishme dhe këtu pa paragjykim për projektligjin që është
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.