PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Maqedonia në nato dhe beWaitz: Maqedonia e Veriut duhet t'i tregojë botës bukuritë e saj natyrore
2 min čitanja
Maqedonia në nato dhe be

Waitz: Maqedonia e Veriut duhet t'i tregojë botës bukuritë e saj natyrore

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Efektet e ngrohjes globale na prekin të gjithëve në mënyrë të barabartë, dhe kjo ndihet veçanërisht në bujqësi. Në BE këtë vit patëm një valë të nxehti, një thatësirë të madhe dhe zjarre në pyje. Do të thoni, po, e dimë këtë, është e rregullt këtu. Por për shumë nga vendet tona kjo ishte diçka e re. Zjarret në pyje në Belgjikë, në Alpet Austriake, kjo është diçka e re, tha eurodeputeti dhe raportuesi në Parlamentin Evropian për RMV-në, Thomas Waitz, në sesionin e dytë të Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedoni e Veriut, mbi temën e mjedisit."Mund të flasim për kufizimin e emetimeve të dioksidit të karbonit, por tashmë e kemi tejkaluar 1.5 gradë celsius që nënshkruam në Paris. Ai tren është nisur. Nuk e kemi përmbushur atë prag dhe nuk do ta fitojmë më atë betejë. Dhe duhet të luftojmë për çdo të dhjetën e një shkalle të mosngrohjes dhe duhet të përshtatemi me realitetin e ri", tha Waitz.Ai theksoi se në BE pothuajse 35.000 njerëz kanë vdekur për shkak të ndikimit të nxehtësisë."Në të kaluarën kishim vetëm një ditë mbi 40 gradë, këtë vit ishte gjashtë ditë. Situata po përshkallëzohet dhe politikanët duhet të jenë të vetëdijshëm, le të jemi të vetëdijshëm se duhet të përgatisim shoqëritë, qytetet, bujqësinë, trafikun. Dhe në Austri, e cila është mjaft e organizuar për sa i përket hekurudhave, trenat nuk qarkulluan sepse infrastruktura nuk ishte e përgatitur për 42 gradë. Fatkeqësisht, ky është realiteti që po na ndodh", tha Waitz.Ai i bën thirrje shoqërisë që të përshtatet me atë që është tashmë e pashmangshme dhe se nëse nuk përshtatemi, çmimi do të jetë i lartë. Waitz: Nuk ka besim pa drejtësi dhe rregulla të barabarta për të gjithë "Mund të flasim për shumë gjëra rreth mjedisit: menaxhimi i ujërave të zeza, deponitë, ndotja e ajrit, e cila, për fat të keq, është ende një temë e rëndësishme jo vetëm në Shkup dhe Tetovë, por edhe në të gjithë rajonin, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut. Mund të flasim për minierat, ka shumë tema këtu. Shikoni zhvillimin e turizm

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Efektet e ngrohjes globale na prekin të gjithëve në mënyrë të barabartë, dhe kjo ndihet veçanërisht në bujqësi. Në BE këtë vit patëm një valë të nxehti, një thatësirë të madhe dhe zjarre në pyje. Do të thoni, po, e dimë këtë, është e rregullt këtu. Por për shumë nga vendet tona kjo ishte diçka e re. Zjarret në pyje në Belgjikë, në Alpet Austriake, kjo është diçka e re, tha eurodeputeti dhe raportuesi në Parlamentin Evropian për RMV-në, Thomas Waitz, në sesionin e dytë të Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedoni e Veriut, mbi temën e mjedisit."Mund të flasim për kufizimin e emetimeve të dioksidit të karbonit, por tashmë e kemi tejkaluar 1.5 gradë celsius që nënshkruam në Paris. Ai tren është nisur. Nuk e kemi përmbushur atë prag dhe nuk do ta fitojmë më atë betejë. Dhe duhet të luftojmë për çdo të dhjetën e një shkalle të mosngrohjes dhe duhet të përshtatemi me realitetin e ri", tha Waitz.Ai theksoi se në BE pothuajse 35.000 njerëz kanë vdekur për shkak të ndikimit të nxehtësisë."Në të kaluarën kishim vetëm një ditë mbi 40 gradë, këtë vit ishte gjashtë ditë. Situata po përshkallëzohet dhe politikanët duhet të jenë të vetëdijshëm, le të jemi të vetëdijshëm se duhet të përgatisim shoqëritë, qytetet, bujqësinë, trafikun. Dhe në Austri, e cila është mjaft e organizuar për sa i përket hekurudhave, trenat nuk qarkulluan sepse infrastruktura nuk ishte e përgatitur për 42 gradë. Fatkeqësisht, ky është realiteti që po na ndodh", tha Waitz.Ai i bën thirrje shoqërisë që të përshtatet me atë që është tashmë e pashmangshme dhe se nëse nuk përshtatemi, çmimi do të jetë i lartë. Waitz: Nuk ka besim pa drejtësi dhe rregulla të barabarta për të gjithë "Mund të flasim për shumë gjëra rreth mjedisit: menaxhimi i ujërave të zeza, deponitë, ndotja e ajrit, e cila, për fat të keq, është ende një temë e rëndësishme jo vetëm në Shkup dhe Tetovë, por edhe në të gjithë rajonin, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut. Mund të flasim për minierat, ka shumë tema këtu. Shikoni zhvillimin e turizm

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…