PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KinaKina ndihmoi Iranin të përmirësojë goditjet ndaj bazave dhe anijeve amerikane
2 min čitanja
Kina

Kina ndihmoi Iranin të përmirësojë goditjet ndaj bazave dhe anijeve amerikane

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mbështetja e inteligjencës nga grupe kineze ka ndihmuar Iranin të përmirësojë aftësinë për të gjurmuar dhe goditur anijet dhe bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane.Zyrtarë amerikanë kanë thënë se imazhet satelitore dhe të dhënat gjeohapësinore të siguruara nga grupe kineze e ndihmuan Iranin të kryente një sulm të saktë në korrik ndaj një baze amerikane në Jordani, ku u vranë tre ushtarakë amerikanë, shkruan cnn.Sipas vlerësimeve amerikane, këto të dhëna kanë përmirësuar gjithashtu aftësinë e Iranit për të gjurmuar anijet në Ngushticën e Hormuzit dhe për të rritur efektivitetin e sulmeve me dronë dhe raketa.Megjithatë, zyrtarët amerikanë thonë se ende nuk është e qartë shkalla e përfshirjes së Kinës. Nuk dihet nëse Pekini ka urdhëruar drejtpërdrejt ofrimin e kësaj mbështetjeje apo nëse thjesht ka lejuar që ajo të ofrohet nga grupe ose kompani kineze.Sipas të njëjtave vlerësime, edhe Rusia i ka ofruar ndihmë Iranit, ndërsa përvoja e forcave iraniane në fushëbetejë ka kontribuar më tej në përmirësimin e aftësive të tyre për përdorimin e dronëve dhe raketave.Zyrtarët amerikanë nuk kanë dhënë detaje të plota për mënyrën se si është siguruar informacioni nga grupet kineze, ndërsa shkalla e bashkëpunimit mes Pekinit dhe Teheranit mbetet objekt vlerësimi nga inteligjenca amerikane. Inteligjenca kineze ndihmoi Iranin të përmirësojë goditjet ndaj bazave dhe anijeve amerikane. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mbështetja e inteligjencës nga grupe kineze ka ndihmuar Iranin të përmirësojë aftësinë për të gjurmuar dhe goditur anijet dhe bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane.Zyrtarë amerikanë kanë thënë se imazhet satelitore dhe të dhënat gjeohapësinore të siguruara nga grupe kineze e ndihmuan Iranin të kryente një sulm të saktë në korrik ndaj një baze amerikane në Jordani, ku u vranë tre ushtarakë amerikanë, shkruan cnn.Sipas vlerësimeve amerikane, këto të dhëna kanë përmirësuar gjithashtu aftësinë e Iranit për të gjurmuar anijet në Ngushticën e Hormuzit dhe për të rritur efektivitetin e sulmeve me dronë dhe raketa.Megjithatë, zyrtarët amerikanë thonë se ende nuk është e qartë shkalla e përfshirjes së Kinës. Nuk dihet nëse Pekini ka urdhëruar drejtpërdrejt ofrimin e kësaj mbështetjeje apo nëse thjesht ka lejuar që ajo të ofrohet nga grupe ose kompani kineze.Sipas të njëjtave vlerësime, edhe Rusia i ka ofruar ndihmë Iranit, ndërsa përvoja e forcave iraniane në fushëbetejë ka kontribuar më tej në përmirësimin e aftësive të tyre për përdorimin e dronëve dhe raketave.Zyrtarët amerikanë nuk kanë dhënë detaje të plota për mënyrën se si është siguruar informacioni nga grupet kineze, ndërsa shkalla e bashkëpunimit mes Pekinit dhe Teheranit mbetet objekt vlerësimi nga inteligjenca amerikane. Inteligjenca kineze ndihmoi Iranin të përmirësojë goditjet ndaj bazave dhe anijeve amerikane. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…