Foto: TelegrafiIz objave izvora
Këngëtarja e njohur shqiptare, Violetë Kukaj, do t’i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Në ditën e dhjetë të protestës, Kukaj do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim, ndërsa gjatë mbrëmjes pritet të performojë edhe disa nga këngët e saj.Përveç Violetë Kukajt, para protestuesve do të flasin edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studentja Anisa Rukiqi dhe veteranja e luftës çlirimtare, Meli Bajrami.Protesta “Jo në emrin tim” është duke u zhvilluar për të dhjetën natë radhazi, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Tubimet kanë vijuar çdo mbrëmje në sheshin e kryeqytetit, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se synojnë të shprehin qëndrimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës dhe zhvillimeve që lidhen me procesin gjyqësor në Hagë.Protesta e sonte nis në orën 21:00, ndërsa pjesëmarrja pritet të jetë e madhe, me qytetarë dhe figura publike që vazhdojnë t’i bashkohen organizimit. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.