Foto: TelegrafiIz objave izvora
Thirrja e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Istogut për miratimin e një deklarate lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka nxitur përplasje mes degëve lokale të LDK-së dhe PDK-së.Seanca ishte thirrur për të premten me iniciativë të kryetarit të degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj. Ai kishte bërë publike të enjten thirrjen për mbledhjen e jashtëzakonshme, në të cilën pritej të shqyrtohej dhe miratohej një deklaratë në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, nga radhët e LDK-së, ka thënë se për thirrjen e kësaj seance nuk kishte pasur diskutime me akterët e tjerë politikë në komunë.Ferati ka pretenduar se seanca e rregullt e Kuvendit Komunal ishte planifikuar për të hënën dhe se në rend dite ishte paraparë edhe shqyrtimi i një deklarate kundër aktgjykimit të Hagës.“Si Kryetar i Komunës, asnjë diskutim s’kam pasë me asnjë akter politik partiak lokal në raport me seancën e thirrur për të shqyrtuar dhe aprovuar deklaratën kundër Aktgjykimit të Hagës, as nuk na janë kërkuar nënshkrimet e grupit të kuvendarëve të LDK-së për seancë!”, ka shkruar Ferati në Facebook.Në anën tjetër, Nimanaj ka reaguar pas zhvillimeve të së premtes, duke njoftuar se mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit.Ai e ka cilësuar mungesën e kuorumit si përpjekje për “bojkot të historisë”.Përplasja mes dy subjekteve politike lokale është zhvilluar rreth mënyrës së thirrjes së seancës dhe trajtimit të deklaratës lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.