PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Masakra e mejësFillon rishtazi gjykimi për masakrën në Mejë, mbahet seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve
2 min čitanja
Masakra e mejës

Fillon rishtazi gjykimi për masakrën në Mejë, mbahet seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Në seancën fillestare të premten, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar rishtazi gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës.Gjykatësja e rastit, Violeta Namani-Hajra, njoftoi se janë bërë përpjekje të mjaftueshme për të siguruar prezencën e të pandehurve në procedurë.Gjykata e Apelit përmes vendimit të 25 majit 2026, e kishte kthyer në rivendosje vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit kjo e fundit kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.Fillimisht, me pajtimin e të gjithë të pranishmëve, u konsiderua e lexuar aktakuza.Më pas, gjykatësja e rastit, Violeta Namani-Hajra, tha se Gjykata ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke publikuar ftesën dhe aktakuzën në ueb-faqen e Gjykatës. Por, shtoi se në sallë nuk është i pranishëm asnjë prej të akuzuarve.Po ashtu, gjykatësja Namani-Hajra tha se Gjykata u ka dërguar kërkesë edhe zyrave të informimit për komunitete dhe të njëjtat kanë kthyer përgjigje se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e të akuzuarve.Sipas saj, Gjykata është e bindur se janë bërë përpjekje për sigurimin e të akuzuarve, andaj Gjykata mori vendim që gjykimi të mbahet në mungesë.Të akuzuarit do të mbrohen gjatë gjithë gjykimit nga mbrojtësit e tyre.Gjykatësja Namani-Hajra njoftoi se të akuzuarit, brenda afatit prej 30 ditësh, mund të bëjnë kundërshtimin e provave dhe kërkesë për hudhjen e aktakuzës.Në sallën e gjykimit të pranishëm ishin 53 avokatë të caktuar sipas detyrës zyrtare për 53 të akuzuarit dhe prokurori special Ilir Morina.Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në dhjetor të vitit 2023 ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës. Aktakuza u ndryshua më 23 dhjetor 2024. Të gjithë të pandehurit, deri tani, gjenden në arrati.Të akuzuar në këtë rast janë: Momir Stojanoviq, Sreten Çamoviq, Nikola Miqunoviq, Milovan Kovaçeviq, Sergej Peroviq, Verolub Zhivkoviq, Milan Kotur, Radomir Çoliq, Dragutin Josifoviq,

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Në seancën fillestare të premten, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar rishtazi gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës.Gjykatësja e rastit, Violeta Namani-Hajra, njoftoi se janë bërë përpjekje të mjaftueshme për të siguruar prezencën e të pandehurve në procedurë.Gjykata e Apelit përmes vendimit të 25 majit 2026, e kishte kthyer në rivendosje vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit kjo e fundit kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.Fillimisht, me pajtimin e të gjithë të pranishmëve, u konsiderua e lexuar aktakuza.Më pas, gjykatësja e rastit, Violeta Namani-Hajra, tha se Gjykata ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke publikuar ftesën dhe aktakuzën në ueb-faqen e Gjykatës. Por, shtoi se në sallë nuk është i pranishëm asnjë prej të akuzuarve.Po ashtu, gjykatësja Namani-Hajra tha se Gjykata u ka dërguar kërkesë edhe zyrave të informimit për komunitete dhe të njëjtat kanë kthyer përgjigje se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e të akuzuarve.Sipas saj, Gjykata është e bindur se janë bërë përpjekje për sigurimin e të akuzuarve, andaj Gjykata mori vendim që gjykimi të mbahet në mungesë.Të akuzuarit do të mbrohen gjatë gjithë gjykimit nga mbrojtësit e tyre.Gjykatësja Namani-Hajra njoftoi se të akuzuarit, brenda afatit prej 30 ditësh, mund të bëjnë kundërshtimin e provave dhe kërkesë për hudhjen e aktakuzës.Në sallën e gjykimit të pranishëm ishin 53 avokatë të caktuar sipas detyrës zyrtare për 53 të akuzuarit dhe prokurori special Ilir Morina.Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në dhjetor të vitit 2023 ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës. Aktakuza u ndryshua më 23 dhjetor 2024. Të gjithë të pandehurit, deri tani, gjenden në arrati.Të akuzuar në këtë rast janë: Momir Stojanoviq, Sreten Çamoviq, Nikola Miqunoviq, Milovan Kovaçeviq, Sergej Peroviq, Verolub Zhivkoviq, Milan Kotur, Radomir Çoliq, Dragutin Josifoviq,

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…