Foto: TelegrafiIz objave izvora
Anëtari i LDK-së dhe ish-drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka kundërshtuar planifikimin e Komunës për vendosjen e një pagese prej dy eurosh për automjetet që hyjnë në zonën e unazës së brendshme të kryeqytetit.Havolli ka ngritur pikëpyetje lidhur me bazën ligjore të kësaj pagese, duke kërkuar të dihet se cili ligj e autorizon Komunën e Prishtinës për vendosjen e saj.“Një pagesë për çdo veturë që hyn në një zonë të Prishtinës nuk do t’i kalojë filtrat e Ministrisë e po ashtu, nëse i kalon, rrëzohet/shfuqizohet nga Gjykata”, ka shkruar Havolli.Sipas tij, një rregullore komunale mund të zbatojë vetëm një kompetencë që i është dhënë Komunës me ligj dhe nuk mund të krijojë vetë një detyrim të ri financiar për qytetarët. 2 euro në ditë për veturat që qarkullojnë brenda unazës së Prishtinës, Sveçla: Propozim i qeverisjes Rama “Cili ligj e autorizon Komunën ta vendosë këtë pagesë?”, ka pyetur ai.Havolli pretendon se detyrimi për pagesën e re nuk parashihet në ligj dhe, për këtë arsye, e konsideron atë si “taksë të kundërligjshme”.“Nëse Prishtina dëshiron taksë për hyrje në disa zona të qytetit, duhet të bëhet me ligj nga Kuvendi i Kosovës”, ka shkruar ai.Sipas planifikimit të Komunës, pagesa prej dy eurosh do të lidhej me hyrjen e automjeteve në zonën e unazës së brendshme, ku përfshihen rrugët “Fehmi Lladrovci”, “Xhevë Lladrovci”, “Afrim Zhitia”, “Agim Ramadani”, “Ilir Konushevci”, “Hekurudha”, “Sami Plakolli”, “Zagrebi”, “Tirana”, “Jusuf Gërvalla” dhe “5 Maji”.Havolli ka thënë se menaxhimi i trafikut është përgjegjësi e institucioneve, por sipas tij, mbledhja e parave nga qytetarët është çështje që duhet të mbështetet në ligj.“Menaxhimi i trafikut është përgjegjësi. Mbledhja e parave nga qytetarët është kompetencë që duhet të buron nga ligji”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.