Foto: TelegrafiIz objave izvora
Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar në zonën e Yzberishtit, në Tiranë, pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6.Përmes një njoftimi për mediat policia bëri me dije se kishte marrë informacion se një grup të miturish do të përfshiheshin në një konflikt në rrugën “Besim Alla”. Menjëherë pas sinjalizimit, efektivët shkuan në zonë dhe ndërhynë për të parandaluar përplasjen.Gjatë kontrollit, policia konstatoi disa të mitur të pajisur me shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do t’i përdornin gjatë konfliktit. Ata u shoqëruan në komisariat, ndërsa më pas u identifikuan dhe u shoqëruan edhe të miturit e tjerë që pritej të përfshiheshin në përleshje.Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në prani të prindërve dhe psikologut, materialet iu referuan Prokurorisë. Sipas policisë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 23 të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç.Gjithashtu, autoritetet sekuestruan dy shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do të përdoreshin në konflikt. /euronews.al/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.