Foto: TelegrafiIz objave izvora
Administrata Doganore e Malit të Zi ka ndaluar në Portin e Tivarit një dërgesë me mish të ngrirë viçi, e cila ishte destinuar për kompaninë kosovare “Apetit SHPK”.Gjatë kontrollit të kryer më 24 shtator, doganierët konstatuan se kontejneri përmbante 1,321 pako me peshë totale prej 24,650 kilogramësh. Afati i përdorimit të mishit kishte skaduar më 14 maj 2026.Për rastin janë njoftuar menjëherë inspektori veterinar dhe Policia e Malit të Zi, të cilët janë përfshirë në procedurat e mëtejshme brenda kompetencave të tyre. Mali i Zi ndalon mishin e skaduar nga Brazili për në Kosovë Ky është rasti i dytë i lidhur me këtë kompani që raportohet nga autoritetet malazeze. Në rastin e mëparshëm, doganat kishin ndaluar tranzitin e tri kontejnerëve me mish viçi, me peshë totale prej 77,841.03 kilogramësh.Sipas autoriteteve, në atë rast deklaratat origjinale ku ishte shënuar afati i skaduar i përdorimit ishin hequr dhe më pas ishin zëvendësuar me deklarata me afate të ndryshuara. Mishi nga këta tre kontejnerë pritet të asgjësohet pas përfundimit të procedurave ligjore.Administrata Doganore bëri të ditur se në këto dy raste është ndaluar tranziti i gjithsej 102,491.03 kilogramëve mish viçi, apo rreth 103 tonë. Autoritetet malazeze kanë njoftuar gjithashtu se parregullsi të lidhura me këtë kompani janë konstatuar edhe në Portin e Durrësit dhe se informacionet janë shkëmbyer me administratat doganore të vendeve fqinje dhe Organizatën Botërore të Doganave. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.