PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ilir krasniqiTre shtyllat e mbrojtjes së Kosovës, Irlanda nuk gjeti rrugë drejt portës
2 min čitanja
Ilir krasniqi

Tre shtyllat e mbrojtjes së Kosovës, Irlanda nuk gjeti rrugë drejt portës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kosova e nisi Ligën e Kombeve me fitore 1-0 ndaj Irlandës, por përtej golit të Vedat Muriqit, një prej pikave më të forta të skuadrës së Franco Fodës ishte paraqitja e repartit defensiv.Treshja Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Albian Hajdari e mbajti në distancë sulmin irlandez, i cili gjatë 90 minutave pati jashtëzakonisht pak hapësira dhe mundësi për të rrezikuar portën e Arijanet Muricit. Irlanda e mbylli ndeshjen me vetëm tri goditje, prej të cilave vetëm një në kuadrat.Në qendër të mbrojtjes, Ilir Krasniqi ishte një prej lojtarëve më aktivë në duelet fizike. Sipas të dhënave të Sofascore, ai përfundoi ndeshjen me 11 duele të zhvilluara, gjashtë të fituara, dy ndërhyrje dhe një ndërprerje të aksionit.Përveç punës në duele, Krasniqi u tregua i qetë edhe kur topat mbeteshin në zonat e rrezikshme, duke i larguar me zgjuarsi dhe duke mos i dhënë mundësi Irlandës të ndërtonte aksione të dyta.Ai kompletoi 52 nga 55 pasimet e tij. Në anën tjetër, Albian Hajdari ishte lojtari që kontriboi më së shumti në qarkullimin e topit nga prapa. Mbrojtësi i Kosovës realizoi 84 pasime, 73 prej tyre të sakta, duke qenë një pikë e rëndësishme në nisjen e aksioneve. Hajdari pati edhe tri ndërprerje të aksioneve dhe një ndërhyrje, ndërsa në tetë duele doli fitues në dy raste. Nota e tij nga Sofascore ishte 7.6, njëjtë sikurse ajo e Krasniqit.Edhe Lumbardh Dellova dha kontribut të rëndësishëm në të dyja fazat. Ai përfundoi me 64 pasime, 54 të sakta, ndërsa fitoi pesë nga nëntë duelet e zhvilluara dhe regjistroi tri ndërhyrje. Dellova nuk u kufizua vetëm në largimin e topave dhe luftën fizike, por ishte pjesë e rëndësishme e qarkullimit të topit dhe ndërtimit të aksioneve nga thellësia. Sofascore e vlerësoi me 7.4.Kjo treshe nuk e bëri vetëm punën klasike të mbrojtësve. Hajdari dhe Dellova shpesh e nisën lojën me pasime të sigurta dhe të qeta nga prapa, ndërsa Krasniqi ishte shumë i kujdesshëm në momentet kur topi largohej nga kontrolli i Kosovës. Në këtë mënyrë, Kosova arriti të mbaj

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kosova e nisi Ligën e Kombeve me fitore 1-0 ndaj Irlandës, por përtej golit të Vedat Muriqit, një prej pikave më të forta të skuadrës së Franco Fodës ishte paraqitja e repartit defensiv.Treshja Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Albian Hajdari e mbajti në distancë sulmin irlandez, i cili gjatë 90 minutave pati jashtëzakonisht pak hapësira dhe mundësi për të rrezikuar portën e Arijanet Muricit. Irlanda e mbylli ndeshjen me vetëm tri goditje, prej të cilave vetëm një në kuadrat.Në qendër të mbrojtjes, Ilir Krasniqi ishte një prej lojtarëve më aktivë në duelet fizike. Sipas të dhënave të Sofascore, ai përfundoi ndeshjen me 11 duele të zhvilluara, gjashtë të fituara, dy ndërhyrje dhe një ndërprerje të aksionit.Përveç punës në duele, Krasniqi u tregua i qetë edhe kur topat mbeteshin në zonat e rrezikshme, duke i larguar me zgjuarsi dhe duke mos i dhënë mundësi Irlandës të ndërtonte aksione të dyta.Ai kompletoi 52 nga 55 pasimet e tij. Në anën tjetër, Albian Hajdari ishte lojtari që kontriboi më së shumti në qarkullimin e topit nga prapa. Mbrojtësi i Kosovës realizoi 84 pasime, 73 prej tyre të sakta, duke qenë një pikë e rëndësishme në nisjen e aksioneve. Hajdari pati edhe tri ndërprerje të aksioneve dhe një ndërhyrje, ndërsa në tetë duele doli fitues në dy raste. Nota e tij nga Sofascore ishte 7.6, njëjtë sikurse ajo e Krasniqit.Edhe Lumbardh Dellova dha kontribut të rëndësishëm në të dyja fazat. Ai përfundoi me 64 pasime, 54 të sakta, ndërsa fitoi pesë nga nëntë duelet e zhvilluara dhe regjistroi tri ndërhyrje. Dellova nuk u kufizua vetëm në largimin e topave dhe luftën fizike, por ishte pjesë e rëndësishme e qarkullimit të topit dhe ndërtimit të aksioneve nga thellësia. Sofascore e vlerësoi me 7.4.Kjo treshe nuk e bëri vetëm punën klasike të mbrojtësve. Hajdari dhe Dellova shpesh e nisën lojën me pasime të sigurta dhe të qeta nga prapa, ndërsa Krasniqi ishte shumë i kujdesshëm në momentet kur topi largohej nga kontrolli i Kosovës. Në këtë mënyrë, Kosova arriti të mbaj

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…