VideoMustafa nga PDK: Projektligji për Specialen të mos bëhet pjesë e pazareve politike për Presidentin
2 min čitanja
Video
Mustafa nga PDK: Projektligji për Specialen të mos bëhet pjesë e pazareve politike për Presidentin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, thotë se Kuvendi duhet të përmbyllë menjëherë konstituimin dhe më pas ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar projektligjin për Dhomat e Specializuara. Në "Përballje Podcast" në Telegrafi.com, ai kërkoi që mbështetja për këtë nismë të mos kushtëzohet me marrëveshjen për zgjedhjen e Presidentit.Partia Demokratike e Kosovës e ka proceduar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Sipas Mustafës, hapi i parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është përmbyllja e konstituimit të Kuvendit, përfshirë zgjedhjen e nënkryetares së propozuar nga PDK-ja, Vlora Çitaku, dhe formimin e komisioneve parlamentare, shkruan Telegrafi.“Hapi i ardhshëm është konstituimi i plotë i Kuvendit të Kosovës dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt”, tha Mustafa. Ai vlerësoi se kjo çështje mund të përfundojë brenda një dite dhe kërkoi që, menjëherë pas saj, projektligji për Dhomat e Specializuara të futet në rend dite me procedurë të përshpejtuar. - YouTube www.youtube.com Mustafa tha se projektligji është tema kryesore e PDK-së në këtë moment. I pyetur nëse votimi i tij mund të lidhet me negociatat për Presidentin, ai kërkoi që dy çështjet të trajtohen veçmas.“Ky ligj nuk është për PDK-në. Ky ligj është për Kosovën, për lirinë e Kosovës, për shtetin e Kosovës”, deklaroi ai. Sipas Mustafës, partitë nuk duhet ta trajtojnë nismën si mundësi për të kërkuar diçka në këmbim të votës së tyre.“Kjo është diçka që i tejkalon partitë politike”, tha deputeti i PDK-së, duke shtuar se projektligji “nuk duhet të bëhet pjesë e ndonjë pazari tjetër politik”, tha ai, transmeton Telegrafi. Ai tha se Aleanca është deklaruar publikisht në mbështetje të projektligjit, ndërsa PDK-ja pret që edhe subjektet e tjera politike të shprehen për të.Çfarë parasheh nisma e PDK-së?Mustafa sqaroi se propozimi i partisë së tij nuk synon zhbërjen e Dhomave të Specializuara. Sipas tij, synimi është kufizimi i man
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.