PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Masoud pezeshkianPezeshkian: Irani nuk kërkon bombë bërthamore, jemi të gatshëm për inspektime ndërkombëtare
2 min čitanja
Masoud pezeshkian

Pezeshkian: Irani nuk kërkon bombë bërthamore, jemi të gatshëm për inspektime ndërkombëtare

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka mohuar se Teherani synon të prodhojë armë bërthamore, duke deklaruar se Irani është i gatshëm të ulë nivelin e pasurimit të uraniumit dhe t’i nënshtrohet inspektimeve ndërkombëtare.Në një intervistë për Fox News, Pezeshkian tha se Irani nuk dëshiron bombë bërthamore dhe se udhëheqësi suprem i vendit e ka shpallur të paligjshme një armë të tillë përmes një dekreti fetar.“Jemi të gatshëm ta hollojmë uraniumin. Nuk është problem. Jemi të gatshëm t’i nënshtrohemi verifikimit ndërkombëtar”, tha ai. - YouTube www.youtube.com Pezeshkian foli edhe për memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në qershor me presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se Teherani ende dëshiron të ecë përpara mbi bazën e atij dokumenti. Sipas tij, marrëveshja parashikonte një proces 60-ditor për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë.Presidenti iranian akuzoi SHBA-në dhe Izraelin se e kanë ndërprerë rrugën diplomatike dhe kanë kaluar në sulme ushtarake. Ai tha se Irani nuk kërkon të vrasë amerikanë, por do të mbrohet në rast se sulmohet.Pezeshkian hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se Irani kontrollon drejtpërdrejt lëvizjen Huthi në Jemen. “Huthit janë përgjegjës për veprimet e tyre dhe nuk marrin urdhra nga ne”, tha ai.Duke folur për pretendimet se Irani ka përdorur imazhe satelitore kineze në një sulm ndaj një baze amerikane në Jordani, ku u vranë tre ushtarë amerikanë, Pezeshkian tha se nuk kishte informacion konkret për këtë çështje. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka mohuar se Teherani synon të prodhojë armë bërthamore, duke deklaruar se Irani është i gatshëm të ulë nivelin e pasurimit të uraniumit dhe t’i nënshtrohet inspektimeve ndërkombëtare.Në një intervistë për Fox News, Pezeshkian tha se Irani nuk dëshiron bombë bërthamore dhe se udhëheqësi suprem i vendit e ka shpallur të paligjshme një armë të tillë përmes një dekreti fetar.“Jemi të gatshëm ta hollojmë uraniumin. Nuk është problem. Jemi të gatshëm t’i nënshtrohemi verifikimit ndërkombëtar”, tha ai. - YouTube www.youtube.com Pezeshkian foli edhe për memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në qershor me presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se Teherani ende dëshiron të ecë përpara mbi bazën e atij dokumenti. Sipas tij, marrëveshja parashikonte një proces 60-ditor për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë.Presidenti iranian akuzoi SHBA-në dhe Izraelin se e kanë ndërprerë rrugën diplomatike dhe kanë kaluar në sulme ushtarake. Ai tha se Irani nuk kërkon të vrasë amerikanë, por do të mbrohet në rast se sulmohet.Pezeshkian hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se Irani kontrollon drejtpërdrejt lëvizjen Huthi në Jemen. “Huthit janë përgjegjës për veprimet e tyre dhe nuk marrin urdhra nga ne”, tha ai.Duke folur për pretendimet se Irani ka përdorur imazhe satelitore kineze në një sulm ndaj një baze amerikane në Jordani, ku u vranë tre ushtarë amerikanë, Pezeshkian tha se nuk kishte informacion konkret për këtë çështje. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…