Donna dafiDonna Dafi ndez skenën me "Good Morning", kënga e re publikohet më 2 tetor
2 min čitanja
Donna dafi
Donna Dafi ndez skenën me "Good Morning", kënga e re publikohet më 2 tetor
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Artistja Donna Dafi po vjen fuqishëm me projektin e saj më të ri muzikor, “Good Morning”, i cili do të publikohet më 2 tetor. Përmes një videoje promovuese të publikuar në Instagram, këngëtarja ka zbuluar fragmentet e para të projektit, duke paralajmëruar një këngë plot ritëm, energji dhe vetëbesim. Në pamjet e videos, Donna shfaqet me një veshje të kuqe të guximshme, në një ambient zyre dhe e rrethuar nga një grup vajzash. Atmosfera formale thyhet brenda pak çastesh dhe shndërrohet në një skenë me vallëzim dhe energji femërore. “Made my way through the flames and I came out golden”, ka shkruar Donna krahas videos promovuese – një mesazh që në shqip do të thotë: “E çava rrugën time përmes flakëve dhe dola e artë”. Edhe vargjet e këngës përcjellin forcë, ringritje pas vështirësive dhe triumf personal, duke e paraqitur “Good Morning” si një projekt energjik dhe motivues. Koncepti vizual, ritmi dhe paraqitja e artistes paralajmërojnë një tjetër realizim me pretendime ndërkombëtare. Me këtë projekt, ka forcuar praninë në skenën ndërkombëtare të muzikës pop. “Good Morning” publikohet më 2 tetor. Videon promovuese mund ta shikoni në profilin zyrtar të Donna Dafit në Instagram. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Donna Dafi (@donnadafi)
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.