PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
TurqiaTurqia teston me sukses mjetin detar kamikaz Pirana
1 min čitanja
Turqia

Turqia teston me sukses mjetin detar kamikaz Pirana

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Turqia ka testuar me sukses mjetin detar pa ekuipazh Pirana gjatë stërvitjes ushtarake detare Denizkurdu-I 2026, duke goditur për herë të parë një objektiv sipërfaqësor me një kokë luftarake prej 100 kilogramësh.Mjeti, i zhvilluar nga kompania turke MKE, është projektuar si një sistem me kosto të ulët, strukturë të thjeshtë dhe përdorim efikas në operacionet detare.PİRANA mund të operojë i vetëm ose në formacione me disa mjete dhe është i pajisur me karakteristika që synojnë ta bëjnë më të vështirë zbulimin e tij nga radarët. Sipas të dhënave të publikuara për sistemin, mjeti mund të arrijë shpejtësi mbi 40 nyje dhe ka rreze veprimi prej më shumë se 200 miljesh detare.PİRANA mund të kontrollohet në distancë përmes radios ose satelitit, por mund të funksionojë edhe në mënyrë autonome.Një tjetër veçori është aftësia për t'u integruar me mjete ajrore pa ekuipazh. Në një test të mëparshëm, PİRANA ishte integruar me anijen turke TCG ANADOLU dhe dronin Bayraktar TB3.Testimi i fundit u zhvillua gjatë stërvitjes Denizkurdu-I 2026 dhe përfshiu përdorimin e një koke luftarake reale, duke shënuar një tjetër hap në zhvillimin e mjeteve detare pa ekuipazh të Turqisë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Turqia ka testuar me sukses mjetin detar pa ekuipazh Pirana gjatë stërvitjes ushtarake detare Denizkurdu-I 2026, duke goditur për herë të parë një objektiv sipërfaqësor me një kokë luftarake prej 100 kilogramësh.Mjeti, i zhvilluar nga kompania turke MKE, është projektuar si një sistem me kosto të ulët, strukturë të thjeshtë dhe përdorim efikas në operacionet detare.PİRANA mund të operojë i vetëm ose në formacione me disa mjete dhe është i pajisur me karakteristika që synojnë ta bëjnë më të vështirë zbulimin e tij nga radarët. Sipas të dhënave të publikuara për sistemin, mjeti mund të arrijë shpejtësi mbi 40 nyje dhe ka rreze veprimi prej më shumë se 200 miljesh detare.PİRANA mund të kontrollohet në distancë përmes radios ose satelitit, por mund të funksionojë edhe në mënyrë autonome.Një tjetër veçori është aftësia për t'u integruar me mjete ajrore pa ekuipazh. Në një test të mëparshëm, PİRANA ishte integruar me anijen turke TCG ANADOLU dhe dronin Bayraktar TB3.Testimi i fundit u zhvillua gjatë stërvitjes Denizkurdu-I 2026 dhe përfshiu përdorimin e një koke luftarake reale, duke shënuar një tjetër hap në zhvillimin e mjeteve detare pa ekuipazh të Turqisë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…