PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VlenMexhiti: Kemi pasur nevojë dhe kemi nevojë për ndihmën e shqiptarëve në SHBA
2 min čitanja
Vlen

Mexhiti: Kemi pasur nevojë dhe kemi nevojë për ndihmën e shqiptarëve në SHBA

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në New York mori pjesë në gala mbrëmjen e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane. Mexhiti për "TV21" tha se bashkë me shoqatat, po bashkërendisin aktivitetet për të ardhmen.“Shfrytëzoj rastin të përshëndes diasporën shqiptare, po edhe falënderoj për kontributin që e ka dhënë vazhdimësi në të gjitha proceset, për kombin shqiptar. Prandaj edhe sot edhe këtu erdhëm me kënaqësi në ftesën e Këshillit Shqiptaro-Amerikan, për të bashkëbiseduar, për të bashkërenditur aktivitetet e ardhshme. Kemi pasur nevojë dhe kemi nevojë, domethënë, për ndihmën e shqiptarëve në Amerikë, dhe sidomos për qasjen dhe relacionet e tyre me Kongresin dhe Senatin Amerikan”, deklaroi Mexhiti.Mexhiti theksoi se përveç takimeve në kuadër të mbledhjes së Këshillit të OKB-së, delegacioni i Maqedonisë në New York po zhvillojnë takime edhe me përfaqësues të shoqatave të ndryshme që kanë shprehu vullnetin për bashkëpunim.“Këtu është edhe Këshilli OKB-së, janë prezent kryeministrat. Është edhe kryeministri i Maqedonisë, ministri i Punëve të Jashtme, është edhe kryeministri i Kosovës, kryeministri i Shqipërisë. Ka edhe takime spontane, por veçanërisht jemi ndaluar për të takuar shoqatat e ndryshme të diasporës, të cilat kanë dhënë vazhdimisht kontribut dhe e kanë vullnetin për të dhënë edhe në të ardhmen, për t’i bashkërenduar aktivitetet bashkë”, tha Mexhiti.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në New York mori pjesë në gala mbrëmjen e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane. Mexhiti për "TV21" tha se bashkë me shoqatat, po bashkërendisin aktivitetet për të ardhmen.“Shfrytëzoj rastin të përshëndes diasporën shqiptare, po edhe falënderoj për kontributin që e ka dhënë vazhdimësi në të gjitha proceset, për kombin shqiptar. Prandaj edhe sot edhe këtu erdhëm me kënaqësi në ftesën e Këshillit Shqiptaro-Amerikan, për të bashkëbiseduar, për të bashkërenditur aktivitetet e ardhshme. Kemi pasur nevojë dhe kemi nevojë, domethënë, për ndihmën e shqiptarëve në Amerikë, dhe sidomos për qasjen dhe relacionet e tyre me Kongresin dhe Senatin Amerikan”, deklaroi Mexhiti.Mexhiti theksoi se përveç takimeve në kuadër të mbledhjes së Këshillit të OKB-së, delegacioni i Maqedonisë në New York po zhvillojnë takime edhe me përfaqësues të shoqatave të ndryshme që kanë shprehu vullnetin për bashkëpunim.“Këtu është edhe Këshilli OKB-së, janë prezent kryeministrat. Është edhe kryeministri i Maqedonisë, ministri i Punëve të Jashtme, është edhe kryeministri i Kosovës, kryeministri i Shqipërisë. Ka edhe takime spontane, por veçanërisht jemi ndaluar për të takuar shoqatat e ndryshme të diasporës, të cilat kanë dhënë vazhdimisht kontribut dhe e kanë vullnetin për të dhënë edhe në të ardhmen, për t’i bashkërenduar aktivitetet bashkë”, tha Mexhiti.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…