PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dion gallapeniParaqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm
2 min čitanja
Dion gallapeni

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dion Gallapeni pati një paraqitje të shkëlqyer në fitoren e Kosovës ndaj Irlandës, në ndeshjen e parë historike mes dy Kombëtareve në nivel senior, e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.“Dardanët” arritën të marrin një fitore të rëndësishme me rezultat 1-0, falë golit të Vedat Muriqit, i cili realizoi në pjesën e dytë për t’i dhënë Kosovës tri pikët në këtë përballje.Në një ndeshje të luftuar dhe me shumë përgjegjësi për repartin defensiv, Gallapeni ishte një prej lojtarëve që spikati në prapavijë, duke zhvilluar një paraqitje shumë të sigurt dhe të kompletuar. Mbrojtësi ishte pothuajse i pagabueshëm në duele, duke fituar 100 për qind të dueleve tokësore (5/5) dhe 100 për qind të atyre ajrore (4/4). Ai fitoi gjithashtu 100 për qind të ndërhyrjeve (2/2), duke mos i dhënë shumë hapësirë repartit ofensiv të irlandezëve.Gallapeni pati 81 prekje të topit, regjistroi tetë rikuperime të topit dhe shtatë spastrime, ndërsa fitoi edhe tri faulle. Në fazën ofensive, ai realizoi tri krosime të sakta, pati dy ndërprerje të aksioneve dhe krijoi një shans për bashkëlojtarët.Një paraqitje e kompletuar nga Gallapeni, i cili tregoi siguri në mbrojtje, saktësi në ndërhyrje dhe kontribut edhe në fazën e avancuar të lojës, duke qenë një prej figurave të rëndësishme në fitoren e Kosovës ndaj Irlandës. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dion Gallapeni pati një paraqitje të shkëlqyer në fitoren e Kosovës ndaj Irlandës, në ndeshjen e parë historike mes dy Kombëtareve në nivel senior, e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.“Dardanët” arritën të marrin një fitore të rëndësishme me rezultat 1-0, falë golit të Vedat Muriqit, i cili realizoi në pjesën e dytë për t’i dhënë Kosovës tri pikët në këtë përballje.Në një ndeshje të luftuar dhe me shumë përgjegjësi për repartin defensiv, Gallapeni ishte një prej lojtarëve që spikati në prapavijë, duke zhvilluar një paraqitje shumë të sigurt dhe të kompletuar. Mbrojtësi ishte pothuajse i pagabueshëm në duele, duke fituar 100 për qind të dueleve tokësore (5/5) dhe 100 për qind të atyre ajrore (4/4). Ai fitoi gjithashtu 100 për qind të ndërhyrjeve (2/2), duke mos i dhënë shumë hapësirë repartit ofensiv të irlandezëve.Gallapeni pati 81 prekje të topit, regjistroi tetë rikuperime të topit dhe shtatë spastrime, ndërsa fitoi edhe tri faulle. Në fazën ofensive, ai realizoi tri krosime të sakta, pati dy ndërprerje të aksioneve dhe krijoi një shans për bashkëlojtarët.Një paraqitje e kompletuar nga Gallapeni, i cili tregoi siguri në mbrojtje, saktësi në ndërhyrje dhe kontribut edhe në fazën e avancuar të lojës, duke qenë një prej figurave të rëndësishme në fitoren e Kosovës ndaj Irlandës. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…