Foto: TelegrafiIz objave izvora
Një 51-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident në punë në Padova të Italisë, të enjten.A.K, pronar i një kompanie ndërtimi dhe banues në provincën e Vicencës, u gjet i pajetë në hapësirën e ashensorit të një godine në rikonstruksion, ku po kryente punime.Familjarët kishin njoftuar policinë pasi nuk kishin mundur të kontaktonin prej disa orësh, ndërsa vendndodhja e tij u përcaktua fillimisht përmes sinjalit të celularit.Ngjarja e rëndë ndodhi në një kantier ndërtimi në via Goito, në Padova, ku po kryheshin punime rikonstruksioni. Sipas policisë italiane, Kokici dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit, duke humbur jetën nga rënia.Familjarët e tij, të shqetësuar pasi 51-vjeçari nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk përgjigjej në telefon, njoftuan policinë. Agjentët shkuan në kantier, ku gjetën edhe furgonin e Kokicit, me kasën e hapur.Policia lokalizoi celularin e shqiptarit dhe më pas telefonoi në numrin e tij. Duke ndjekur tingullin e telefonit, efektivët arritën të përcaktonin se ai ndodhej në hapësirën e ashensorit, ku u gjet trupi i pajetë.Në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës, zjarrfikësit, policia shkencore dhe strukturat e tjera të policisë.Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe për të kuptuar se si ndodhi rënia. /Tch/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.