PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Maqedonia në nato dhe bePetrova: Pranimi i Maqedonisë në BE duhet të shqyrtohet në institucionet evropiane dhe në procedurat e përcaktuara
2 min čitanja
Maqedonia në nato dhe be

Petrova: Pranimi i Maqedonisë në BE duhet të shqyrtohet në institucionet evropiane dhe në procedurat e përcaktuara

Reakcije čitalacaUčitavamo…

“Procesi i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në Bashkimin Evropian është një çështje evropiane që duhet të shqyrtohet në kuadër të institucioneve evropiane dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara”, thotë ministja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, raporton "BTA", në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve AIM nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në RMV, Timço Mucunski.Ministrja bullgare thotë se Bullgaria mbështet punën e Komisionit Evropian me secilin prej vendeve që negociojnë anëtarësimin, duke vlerësuar rezultatet e arritura në kuadër të Këshillit Evropian.“Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për një dialog konstruktiv me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne shohim se një numër vendesh kandidate kanë bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e detyrimeve të tyre, përfshirë një mjedis të ndërlikuar sigurie. Ne presim që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë gjithashtu detyrimet e saj dhe të fillojë ndryshimet e nevojshme për të ecur përpara në rrugën e saj evropiane”, tha Ministria e Jashtme bullgare.Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski për AIM më herët deklaroi se Maqedonia këmbëngul që Bashkimi Evropian të marrë pjesë në bisedimet e ardhshme me Bullgarinë, me çka Maqedonia këtë do ta lejojë të bëhet përmes shteteve anëtareve individuale ose përmes institucioneve evropiane.“Është e rëndësishme për ne që në të gjitha bisedimet që do të zhvillojmë me Bullgarinë në të ardhmen, të ketë pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian”, tha Mucunski. Ai specifikoi se nuk është e rëndësishme nëse kjo do të jetë pjesëmarrja e shteteve anëtare individuale apo e institucioneve evropiane, por përkundrazi është e rëndësishme “që të ketë të paktën një vend më shumë në këtë proces” që do të ndihmojë në ndërtimin e besimit.Sipas Mucunskit, aktualisht ekziston një "mungesë themelore besimi" midis Maqedonisë dhe Bullgarisë./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

“Procesi i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në Bashkimin Evropian është një çështje evropiane që duhet të shqyrtohet në kuadër të institucioneve evropiane dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara”, thotë ministja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, raporton "BTA", në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve AIM nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në RMV, Timço Mucunski.Ministrja bullgare thotë se Bullgaria mbështet punën e Komisionit Evropian me secilin prej vendeve që negociojnë anëtarësimin, duke vlerësuar rezultatet e arritura në kuadër të Këshillit Evropian.“Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për një dialog konstruktiv me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne shohim se një numër vendesh kandidate kanë bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e detyrimeve të tyre, përfshirë një mjedis të ndërlikuar sigurie. Ne presim që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë gjithashtu detyrimet e saj dhe të fillojë ndryshimet e nevojshme për të ecur përpara në rrugën e saj evropiane”, tha Ministria e Jashtme bullgare.Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski për AIM më herët deklaroi se Maqedonia këmbëngul që Bashkimi Evropian të marrë pjesë në bisedimet e ardhshme me Bullgarinë, me çka Maqedonia këtë do ta lejojë të bëhet përmes shteteve anëtareve individuale ose përmes institucioneve evropiane.“Është e rëndësishme për ne që në të gjitha bisedimet që do të zhvillojmë me Bullgarinë në të ardhmen, të ketë pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian”, tha Mucunski. Ai specifikoi se nuk është e rëndësishme nëse kjo do të jetë pjesëmarrja e shteteve anëtare individuale apo e institucioneve evropiane, por përkundrazi është e rëndësishme “që të ketë të paktën një vend më shumë në këtë proces” që do të ndihmojë në ndërtimin e besimit.Sipas Mucunskit, aktualisht ekziston një "mungesë themelore besimi" midis Maqedonisë dhe Bullgarisë./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…