Sayed abu farkhiLojtari i Izraelit kap flamurin e këndit dhe bën sikur lëshon raketë, përfundon me përjashtim nga loja
2 min čitanja
Sayed abu farkhi
Lojtari i Izraelit kap flamurin e këndit dhe bën sikur lëshon raketë, përfundon me përjashtim nga loja
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Futbollisti izraelit Sayed Abu Farkhi është bërë protagonist i një momenti të pazakontë në ndeshjen ndaj Austrisë, pasi festoi golin në një mënyrë që i kushtoi me karton të verdhë dhe më pas me përjashtim nga loja.Abu Farkhi shënoi golin e barazimit për Izraelin, duke e çuar rezultatin në 1-1. Menjëherë pas golit, ai vrapoi drejt flamurit të këndit, e nxori atë nga toka dhe përdori shtizën e tij për të imituar një raketë.Gjyqtari Georgi Kabakov e ndëshkoi me karton të verdhë për festimin. Meqë futbollisti kishte marrë më herët një tjetër karton të verdhë gjatë ndeshjes, ai u përjashtua nga loja.ISRAELI GETS A RED CARD FOR AN ISRAELI CELEBRATION pic.twitter.com/VQ6TJhSgPd — Sulaiman Ahmed (@ShaykhSulaiman) September 24, 2026 Festimi mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare, veçanërisht për shkak të situatës së rëndë në Lindjen e Mesme dhe luftës në Gaza.Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që Abu Farkhi festonte në këtë mënyrë. Futbollisti izraelit-arab e ka përdorur edhe më parë të njëjtin gjest pas shënimit të golave dhe, në raste të mëparshme, është ndëshkuar me karton të verdhë për festimin. Kjo e bën edhe më të diskutueshme situatën e mbrëmshme, pasi lojtari ishte në dijeni se një festim i tillë mund të ndëshkohej nga gjyqtari.Përjashtimi i tij ndikoi drejtpërdrejt në vazhdimin e ndeshjes. Me një lojtar më shumë, Austria arriti të shënonte edhe dy herë të tjera dhe në fund triumfoi me rezultat 3:1.Kështu, një festim që Abu Farkhi e kishte përdorur edhe më parë përfundoi duke i kushtuar shtrenjtë atij dhe përfaqësueses së Izraelit. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.