PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ergys agasiZyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar u bënë njësh në mbrojtje të Ergys Agasit
2 min čitanja
Ergys agasi

Zyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar u bënë njësh në mbrojtje të Ergys Agasit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme sugjerojnë se anëtarët e krimit të organizuar dhe zyrtarët e lartë të shtetit u bënë bashkë për të mbrojtur Ergys Agasin nga arrestimi gjatë muajve të tij të arratisë.Mëngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policisë së Shtetit zbarkuan për kontroll në një kompleks vilash të fortifikuara në periferi të Durrësit – një strehë e dyshuar e Ergys Agasit gjatë muajve të tij të arratisë, shkruan Reporteri.al. Sipas njoftimit të SPAK, kontrolli u krye në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme si pjesë e një hetimi më të gjerë të ndërmarrë ndaj një rrethi zyrtarësh të lartë, që dyshohet se ishin në kontakt apo e ndihmuan Agasin gjatë arratisë.Subjekte të vendimit gjyqësor për masa sigurie apo kontrollesh ishin shefja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe zyrtari i Institutit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi.Kompleksi ndodhet në një kryqëzim të rrugës “Durrësi në Shekuj” në zonën e Shkozetit dhe përbëhet nga disa godina me mure të larta betoni, dritare të izoluara dhe bimë kacavjerrëse që ngjiten deri në katin e sipërm.Dy burime në dijeni të hetimit i thanë BIRN në kushtet e anonimatit se kompleksi i vilave ku fshihej Agasi, i pajisur me një nivel të lartë sigurie, zotërohet nga klani “Troplini”, pavarësisht se në emër të kujt janë regjistruar këto pasuri.Grupi “Troplini” konsiderohet nga Prokuroria e Posaçme si një ndër grupet më të rrezikshme të krimit të organizuar në vend, me shtrirje gjithashtu në Itali, Gjermani, Holandë dhe në vendet e Amerikës Latine, shkruan ky medium transmeton Telegrafi.Më 21 maj 2025, SPAK njoftoi goditjen e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës me qendër në Durrës, ku njëri prej drejtuesve ishte Elvis Doçi. Ai i shpëtoi arrestimit dhe u shpall në kërkim.Doçi njihet me nofkën “Visi i Pojës” për shkak të lidhjeve familjare me Xhevdet Troplinin, një person i hetuar gjithashtu në mesin e viteve 2000 nga drejtësia italiane për implikim në trafi

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme sugjerojnë se anëtarët e krimit të organizuar dhe zyrtarët e lartë të shtetit u bënë bashkë për të mbrojtur Ergys Agasin nga arrestimi gjatë muajve të tij të arratisë.Mëngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policisë së Shtetit zbarkuan për kontroll në një kompleks vilash të fortifikuara në periferi të Durrësit – një strehë e dyshuar e Ergys Agasit gjatë muajve të tij të arratisë, shkruan Reporteri.al. Sipas njoftimit të SPAK, kontrolli u krye në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme si pjesë e një hetimi më të gjerë të ndërmarrë ndaj një rrethi zyrtarësh të lartë, që dyshohet se ishin në kontakt apo e ndihmuan Agasin gjatë arratisë.Subjekte të vendimit gjyqësor për masa sigurie apo kontrollesh ishin shefja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe zyrtari i Institutit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi.Kompleksi ndodhet në një kryqëzim të rrugës “Durrësi në Shekuj” në zonën e Shkozetit dhe përbëhet nga disa godina me mure të larta betoni, dritare të izoluara dhe bimë kacavjerrëse që ngjiten deri në katin e sipërm.Dy burime në dijeni të hetimit i thanë BIRN në kushtet e anonimatit se kompleksi i vilave ku fshihej Agasi, i pajisur me një nivel të lartë sigurie, zotërohet nga klani “Troplini”, pavarësisht se në emër të kujt janë regjistruar këto pasuri.Grupi “Troplini” konsiderohet nga Prokuroria e Posaçme si një ndër grupet më të rrezikshme të krimit të organizuar në vend, me shtrirje gjithashtu në Itali, Gjermani, Holandë dhe në vendet e Amerikës Latine, shkruan ky medium transmeton Telegrafi.Më 21 maj 2025, SPAK njoftoi goditjen e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës me qendër në Durrës, ku njëri prej drejtuesve ishte Elvis Doçi. Ai i shpëtoi arrestimit dhe u shpall në kërkim.Doçi njihet me nofkën “Visi i Pojës” për shkak të lidhjeve familjare me Xhevdet Troplinin, një person i hetuar gjithashtu në mesin e viteve 2000 nga drejtësia italiane për implikim në trafi

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…