PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Agim ademi“Çfarë mbrëmje, çfarë fitoreje” – Agim Ademi me mesazh të fuqishëm pas triumfit të Kosovës ndaj Irlandës
2 min čitanja
Agim ademi

“Çfarë mbrëmje, çfarë fitoreje” – Agim Ademi me mesazh të fuqishëm pas triumfit të Kosovës ndaj Irlandës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kosova e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve, duke mposhtur Irlandën me rezultat 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Golin e fitores e shënoi kapiteni Vedat Muriqi në minutën e 83-të, duke i dhënë “Dardanëve” tri pikët në ndeshjen hapëse.“Dardanët” zhvilluan një paraqitje të mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar disa raste dhe duke e mbajtur Irlandën nën presion. Pas një pjese të parë pa gola, Kosova gjeti rrjetën në minutën e 83-të, kur Vedat Muriqi realizoi me kokë për 1-0. Pas ndeshjes, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar përmes një deklarate, duke përgëzuar futbollistët, përzgjedhësin Franco Foda, stafin teknik dhe tifozët për këtë triumf.Ademi e ka cilësuar fitoren si një nisje të rëndësishme të kapitullit të ri për Kombëtaren, ndërsa ka theksuar edhe atmosferën e krijuar në “Fadil Vokrri” dhe mesazhin e përcjellë nga tifozët në mbështetje të çlirimtarëve. “Çfarë mbrëmje, çfarë fitoreje! Ju lumtë, Dardanë!”.Ademi ka vlerësuar paraqitjen e Kosovës, duke theksuar se skuadra e ka nisur edicionin e ri me besim, përkushtim dhe ambicie.Ai është ndalur edhe te humbja në finalen e play-off-it për Botërorin 2026 ndaj Turqisë, duke e cilësuar fitoren ndaj Irlandës si përgjigjen më të mirë të dhënë në fushë. “Pas zhgënjimit të humbjes në finalen e ‘play-off’-it të Botërorit 2026 ndaj Turqisë, sonte dhamë përgjigjen më të mirë në fushë: vazhdojmë përpara, më të fortë dhe më të bashkuar drejt objektivave tona të reja”, ka shkruar Ademi.Presidenti i FFK-së ka veçuar edhe atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke falënderuar “Dardanët” dhe të gjithë tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë 90 minutave.Deklarata e plotë e presidentit të FFK-së, Agim Ademi:“Çfarë mbrëmje, çfarë fitoreje! Ju lumtë, Dardanë!”“E nisëm edicionin e ri të Ligës së Kombeve me fitore dhe me një paraqitje që dëshmon se Kombëtarja jonë është e gatshme të hapë një kapitull të ri, me besim, përkushtim dhe ambicie të reja”.“Pas zhgënjimit të humbjes në fi

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kosova e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve, duke mposhtur Irlandën me rezultat 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Golin e fitores e shënoi kapiteni Vedat Muriqi në minutën e 83-të, duke i dhënë “Dardanëve” tri pikët në ndeshjen hapëse.“Dardanët” zhvilluan një paraqitje të mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar disa raste dhe duke e mbajtur Irlandën nën presion. Pas një pjese të parë pa gola, Kosova gjeti rrjetën në minutën e 83-të, kur Vedat Muriqi realizoi me kokë për 1-0. Pas ndeshjes, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar përmes një deklarate, duke përgëzuar futbollistët, përzgjedhësin Franco Foda, stafin teknik dhe tifozët për këtë triumf.Ademi e ka cilësuar fitoren si një nisje të rëndësishme të kapitullit të ri për Kombëtaren, ndërsa ka theksuar edhe atmosferën e krijuar në “Fadil Vokrri” dhe mesazhin e përcjellë nga tifozët në mbështetje të çlirimtarëve. “Çfarë mbrëmje, çfarë fitoreje! Ju lumtë, Dardanë!”.Ademi ka vlerësuar paraqitjen e Kosovës, duke theksuar se skuadra e ka nisur edicionin e ri me besim, përkushtim dhe ambicie.Ai është ndalur edhe te humbja në finalen e play-off-it për Botërorin 2026 ndaj Turqisë, duke e cilësuar fitoren ndaj Irlandës si përgjigjen më të mirë të dhënë në fushë. “Pas zhgënjimit të humbjes në finalen e ‘play-off’-it të Botërorit 2026 ndaj Turqisë, sonte dhamë përgjigjen më të mirë në fushë: vazhdojmë përpara, më të fortë dhe më të bashkuar drejt objektivave tona të reja”, ka shkruar Ademi.Presidenti i FFK-së ka veçuar edhe atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke falënderuar “Dardanët” dhe të gjithë tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë 90 minutave.Deklarata e plotë e presidentit të FFK-së, Agim Ademi:“Çfarë mbrëmje, çfarë fitoreje! Ju lumtë, Dardanë!”“E nisëm edicionin e ri të Ligës së Kombeve me fitore dhe me një paraqitje që dëshmon se Kombëtarja jonë është e gatshme të hapë një kapitull të ri, me besim, përkushtim dhe ambicie të reja”.“Pas zhgënjimit të humbjes në fi

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…