PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Mali i ziMali i Zi rikthen regjimin e vizave me Rusinë, Bjellorusinë dhe Turqinë
1 min čitanja
Mali i zi

Mali i Zi rikthen regjimin e vizave me Rusinë, Bjellorusinë dhe Turqinë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar informacionin për nevojën e anulimit të marrëveshjeve që rregullojnë regjimin pa viza me Rusinë, Bjellorusinë dhe Turqinë.Malazezët në këtë formë kanë vazhduar përafrimin e politikës së vizave me legjislacionin e Bashkimit Evropian, në kuadër të negociatave për anëtarësim.Me ndryshimet në Rregulloren për Regjimin e Vizave, të miratuara nga qeveria më 23 korrik, është përcaktuar se nga 1 nëntori 2026, shtetasit e Rusisë, Bjellorusisë dhe Turqisë do të kenë nevojë për vizë për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin e Malit të Zi.Qeveria malazeze ka bërë të ditur se, duke qenë se këto çështje rregullohen edhe përmes marrëveshjeve ndërkombëtare, është e nevojshme të ndërmerren procedurat formale për anulimin e marrëveshjeve dypalëshe me këto tri shtete.Sa i përket Turqisë, Qeveria e Malit të Zi do të nisë një nismë për lidhjen e një marrëveshjeje të re dypalëshe, e cila do të ruante regjimin pa viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale.Qëllimi i kësaj mase është që, në masën më të madhe të mundshme, të sigurohet vazhdimësia e regjimit pa viza për këto kategori, në përputhje të plotë me rregullat e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar informacionin për nevojën e anulimit të marrëveshjeve që rregullojnë regjimin pa viza me Rusinë, Bjellorusinë dhe Turqinë.Malazezët në këtë formë kanë vazhduar përafrimin e politikës së vizave me legjislacionin e Bashkimit Evropian, në kuadër të negociatave për anëtarësim.Me ndryshimet në Rregulloren për Regjimin e Vizave, të miratuara nga qeveria më 23 korrik, është përcaktuar se nga 1 nëntori 2026, shtetasit e Rusisë, Bjellorusisë dhe Turqisë do të kenë nevojë për vizë për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin e Malit të Zi.Qeveria malazeze ka bërë të ditur se, duke qenë se këto çështje rregullohen edhe përmes marrëveshjeve ndërkombëtare, është e nevojshme të ndërmerren procedurat formale për anulimin e marrëveshjeve dypalëshe me këto tri shtete.Sa i përket Turqisë, Qeveria e Malit të Zi do të nisë një nismë për lidhjen e një marrëveshjeje të re dypalëshe, e cila do të ruante regjimin pa viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale.Qëllimi i kësaj mase është që, në masën më të madhe të mundshme, të sigurohet vazhdimësia e regjimit pa viza për këto kategori, në përputhje të plotë me rregullat e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…