Foto: TelegrafiIz objave izvora
Milot Rashica ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Irlandës, duke vlerësuar paraqitjen e “Dardanëve” dhe karakterin e treguar nga skuadra në një ndeshje të vështirë.Kosova e nisi me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve, duke triumfuar 1:0 ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Golin e fitores e shënoi kapiteni Vedat Muriqi, ndërsa Rashica ishte një nga futbollistët e përfshirë në planet e Franco Fodës për këtë ndeshje.Sulmuesi kosovar theksoi se skuadra e kishte të qartë se përballë kishte një kundërshtar fizikisht të fortë dhe të organizuar mirë në fazën defensive. Megjithatë, Kosova arriti të krijojë raste dhe në pjesën e dytë ta gjejë golin që i siguroi tri pikët. telegrafi.com Rashica foli edhe për gatishmërinë e tij, duke theksuar se, pavarësisht minutave të pakta në klub gjatë periudhës së fundit, kishte ardhur në grumbullim i gatshëm për ta dhënë maksimumin për Kosovën.“Ndeshje e parë e kemi ditur se është e vështirë sepse fizikisht janë të fortë dhe të mirë në lojën në ajër. Kryesorja ishte të nisim me fitore. Kishim raste në pjesën e parë por fati nuk ishte me ne. Në pjesën e dytë krijuam dhe shënuam. Irlanda është ekip që mbrohet mirë, me gjithë ekipin. Mbrojtësit në pjesën e parë e nxorën topin nga vija. Ishin gjithë ekipi prapa. Ata janë të gjatë dhe të gjithë mbroheshin në 16-metërsh". "Por në fund ia arritëm të fitojmë, dhe e nisëm me fitore kampanjën para tifozëve tonë. Unë nuk kam luajtur shumë me klubin në ndeshjet e fundit por kam qenë gjithmonë i gatshëm. Kemi folur me trajnerin para se të vij dhe i kam thënë se do të jem i gatshëm për ta dhënë maksimumin. U pa nga të gjithë, luftuam për njëri-tjetrin. Nëse vazhdojmë kështu jemi në rrugë të mirë. Ndeshja ndaj Austrisë do të jetë më e vështirë për shkak të kualitetit. Edhe vitin e kaluar e treguam që kemi shfaqur ndeshje të mira. Do të shkojmë për fitore”, ka thënë Rashica. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) Kosova tashmë e ka kthyer vëmendjen te
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.