PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albian hajdari"Do të hyjmë edhe ndaj Austrisë për tri pikë" - Hajdari pas fitores ndaj Irlandës
2 min čitanja
Albian hajdari

"Do të hyjmë edhe ndaj Austrisë për tri pikë" - Hajdari pas fitores ndaj Irlandës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, ka deklaruar se “Dardanët” nuk do të kënaqen vetëm me fitoren ndaj Irlandës, por synojnë tri pikët edhe në ndeshjen e radhës ndaj Austrisë.Kosova e nisi me fitore aventurën në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke e mposhtur Irlandën me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo ishte një fitore e rëndësishme për skuadrën e Franco Fodës, e cila tashmë e ka fokusin te sfida e radhës.Hajdari, i cili ishte pjesë e formacionit startues në qendër të mbrojtjes, pas ndeshjes foli për rëndësinë e fitores dhe atmosferën e krijuar në Prishtinë. “Dua të festoj me tifozët, me ekipin. Do të hyjmë edhe kundër Austrisë për tri pikë. Na pret atmosferë shumë e mirë edhe atje”, ka thënë Hajdari pas takimit.Mbrojtësi kosovar tashmë e ka kthyer vëmendjen te sfida e së dielës, kur Kosova do të përballet me Austrinë në udhëtim. Ndeshja zhvillohet më 27 shtator dhe është e dyta për “Dardanët” në këtë edicion të Ligës së Kombeve.Pas fitores ndaj Irlandës, Kosova e nis me besim këtë seri të ndeshjeve, ndërsa përballja me Austrinë pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për skuadrën e Fodës. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) Hajdari dhe bashkëlojtarët e tij synojnë që këtë momentum ta vazhdojnë edhe në Austri, në një periudhë ku Kosova do të zhvillojë katër ndeshje brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, ka deklaruar se “Dardanët” nuk do të kënaqen vetëm me fitoren ndaj Irlandës, por synojnë tri pikët edhe në ndeshjen e radhës ndaj Austrisë.Kosova e nisi me fitore aventurën në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke e mposhtur Irlandën me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo ishte një fitore e rëndësishme për skuadrën e Franco Fodës, e cila tashmë e ka fokusin te sfida e radhës.Hajdari, i cili ishte pjesë e formacionit startues në qendër të mbrojtjes, pas ndeshjes foli për rëndësinë e fitores dhe atmosferën e krijuar në Prishtinë. “Dua të festoj me tifozët, me ekipin. Do të hyjmë edhe kundër Austrisë për tri pikë. Na pret atmosferë shumë e mirë edhe atje”, ka thënë Hajdari pas takimit.Mbrojtësi kosovar tashmë e ka kthyer vëmendjen te sfida e së dielës, kur Kosova do të përballet me Austrinë në udhëtim. Ndeshja zhvillohet më 27 shtator dhe është e dyta për “Dardanët” në këtë edicion të Ligës së Kombeve.Pas fitores ndaj Irlandës, Kosova e nis me besim këtë seri të ndeshjeve, ndërsa përballja me Austrinë pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për skuadrën e Fodës. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) Hajdari dhe bashkëlojtarët e tij synojnë që këtë momentum ta vazhdojnë edhe në Austri, në një periudhë ku Kosova do të zhvillojë katër ndeshje brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…