Ballkani perëndimorShengen për vendet e Ballkanit Perëndimor - për çfarë bëhet fjalë?
2 min čitanja
Ballkani perëndimor
Shengen për vendet e Ballkanit Perëndimor - për çfarë bëhet fjalë?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Bashkimi Evropian duhet t’u ofrojë vendeve të Ballkanit Perëndimor një plan për anëtarësim në zonën Shengen, shkruan Christoph Bender, zëvendëspresident i Qendrës Evropiane për Iniciativa për Stabilitet (ESI), në një koment për gazetën “Neue Zürcher Zeitung”. Sipas tij, një hap i tillë do ta forconte besueshmërinë e BE-së.Bender argumenton se BE-ja po e ka gjithnjë e më të vështirë të ushtrojë ndikim edhe në fqinjësinë e saj të drejtpërdrejtë, ndonëse në të kaluarën zgjerimi i saj në këtë rajon ishte ndër sukseset më të mëdha të politikës së jashtme evropiane.Sipas propozimit të tij, shtetet anëtare të BE-së do t’i kërkonin Komisionit Evropian të hartonte një katalog kriteresh të bazuara në legjislacionin e Shengenit. Këto do të përfshinin kontrollin e kufijve të jashtëm, politikën e vizave, bashkëpunimin policor dhe mbrojtjen e të dhënave, si dhe kushte shtesë në fushën e sundimit të ligjit.Komisioni Evropian do të raportonte çdo gjashtë muaj për progresin e vendeve, ndërsa shtetet anëtare do të duhej të jepnin miratimin e tyre pasi një vend t’i përmbushte të gjitha kriteret. Bender thotë se reformat dhe bashkëpunimi që do të rezultonin nga ky proces mund ta forconin sigurinë, e jo ta dobësonin atë, shkruan dw.Në koment, ai vlerëson se një proces i tillë do të ndihmonte në stabilizimin e vendeve më të ndjeshme të rajonit, përfshirë Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën, ku boshnjakë, serbë dhe shqiptarë jetojnë në të dyja anët e kufijve.Sipas Benderit, ndërsa perspektiva e anëtarësimit në BE është bërë më e largët, janë rikthyer narrativat nacionaliste të fundit të viteve ’80, të cilat kontribuuan në luftërat e viteve ’90 dhe në idetë për ndryshimin e kufijve përgjatë vijave etnike.Ai argumenton se BE-së i nevojitet një propozim bindës përballë këtyre zhvillimeve dhe se përfshirja e Ballkanit në një proces drejt Shengenit do t’u ofronte vendeve të rajonit një alternativë ndaj mosmarrëveshjeve të reja për kufijtë.Gjermania planifikon të përgjysmojë kuotën për pun
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.