PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Recep tayyip erdoganErdogan shpreh besimin se Turqia do t'i marrë aeroplanët amerikanë F-35
2 min čitanja
Recep tayyip erdogan

Erdogan shpreh besimin se Turqia do t'i marrë aeroplanët amerikanë F-35

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti Recep Tayyip Erdogan shprehu besimin të enjten se Ankaraja do të rifitonte qasjen në programin amerikan të aeroplanëve luftarakë F-35, duke thënë se priste hapa "konkretë" nga Uashingtoni në këtë drejtim.Presidenti amerikan Donald Trump "shprehu një gatishmëri pozitive lidhur me rikthimin e Turqisë në programin F-35", u tha Erdogan gazetarëve para se të hipte në aeroplan për t'u kthyer nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork."Ne presim që kjo gatishmëri të përkthehet tani në hapa konkretë”, ka shtuar ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. "Ne po vazhdojmë diskutimet tona për këtë çështje. Jam i bindur se do të arrijmë rezultate".Turqia ka kohë që kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjen e gjatë me Uashingtonin lidhur me F-35-at, dhe administrata Trump gjithashtu ka treguar gatishmëri për t'i dhënë fund kësaj çështjeje.Në vitin 2019, SHBA-ja e përjashtoi Turqinë nga programi F-35 – në të cilin Ankaraja ishte gjithashtu partnere prodhimi – pas blerjes së sistemeve S-400 nga Rusia. Më vonë, ajo vendosi edhe sanksione ndaj aleatit të saj në NATO.Uashingtoni pretendonte se sistemi do t'i rrezikonte aeroplanët dhe se ishte i papajtueshëm me sistemet e NATO-s, ndërsa Ankaraja ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka konflikt mes të dyjave dhe ka propozuar ngritjen e një komisioni për të shqyrtuar çështjen.Turqia gjithashtu tha se i kishte përmbushur detyrimet e saj lidhur me F-35-at dhe se pezullimi i saj shkelte rregullat.Në samitin e NATO-s në Ankara në fillim të korrikut, Trump tha se do t'i hiqte sanksionet amerikane dhe dha sinjale për gatishmërinë për t'i shitur aeroplanë F-35 Turqisë."Ne do t'i heqim sanksionet", theksoi Trump. "Është koha. Ne nuk duam t'u vendosim sanksione miqve". /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan shprehu besimin të enjten se Ankaraja do të rifitonte qasjen në programin amerikan të aeroplanëve luftarakë F-35, duke thënë se priste hapa "konkretë" nga Uashingtoni në këtë drejtim.Presidenti amerikan Donald Trump "shprehu një gatishmëri pozitive lidhur me rikthimin e Turqisë në programin F-35", u tha Erdogan gazetarëve para se të hipte në aeroplan për t'u kthyer nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork."Ne presim që kjo gatishmëri të përkthehet tani në hapa konkretë”, ka shtuar ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. "Ne po vazhdojmë diskutimet tona për këtë çështje. Jam i bindur se do të arrijmë rezultate".Turqia ka kohë që kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjen e gjatë me Uashingtonin lidhur me F-35-at, dhe administrata Trump gjithashtu ka treguar gatishmëri për t'i dhënë fund kësaj çështjeje.Në vitin 2019, SHBA-ja e përjashtoi Turqinë nga programi F-35 – në të cilin Ankaraja ishte gjithashtu partnere prodhimi – pas blerjes së sistemeve S-400 nga Rusia. Më vonë, ajo vendosi edhe sanksione ndaj aleatit të saj në NATO.Uashingtoni pretendonte se sistemi do t'i rrezikonte aeroplanët dhe se ishte i papajtueshëm me sistemet e NATO-s, ndërsa Ankaraja ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka konflikt mes të dyjave dhe ka propozuar ngritjen e një komisioni për të shqyrtuar çështjen.Turqia gjithashtu tha se i kishte përmbushur detyrimet e saj lidhur me F-35-at dhe se pezullimi i saj shkelte rregullat.Në samitin e NATO-s në Ankara në fillim të korrikut, Trump tha se do t'i hiqte sanksionet amerikane dhe dha sinjale për gatishmërinë për t'i shitur aeroplanë F-35 Turqisë."Ne do t'i heqim sanksionet", theksoi Trump. "Është koha. Ne nuk duam t'u vendosim sanksione miqve". /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…