PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Enver hoxhajHoxhaj: Kosova duhet ta dërgojë aktgjykimin e Speciales në Komisionin e Venecias
2 min čitanja
Enver hoxhaj

Hoxhaj: Kosova duhet ta dërgojë aktgjykimin e Speciales në Komisionin e Venecias

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Kosova duhet ta dërgojë për shqyrtim në Komisionin e Venecias aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Hoxhaj ka thënë se ky duhet të jetë hapi i parë institucional pas aktgjykimit të 16 shtatorit, duke kërkuar që dokumenti të shqyrtohet në tërësi nga Komisioni i Venecias.Sipas tij, një veprim i tillë është i nevojshëm edhe për shkak të mënyrës se si, sipas tij, gjyqtarët e çështjes e trajtojnë statusin e Kosovës.“Unë mendoj që gjëja e parë që duhet të bëjë Kosova është ta dërgojë aktgjykimin për ish-krerët e UÇK-së, të marrë më 16 shtator, në Komisionin e Venecias. Meqë gjyqtarët e këtij rasti nuk po e dinë ende a jemi të pavarur si shtet apo jo, mendoj që Komisioni i Venecias duhet ta shohë aktgjykimin nga fillimi deri në fund”, ka thënë Hoxhaj në ATV.Ai ka rikujtuar se Kosova është anëtare e Komisionit të Venecias, duke theksuar se anëtarësimi ishte realizuar gjatë kohës kur ai drejtonte Ministrinë e Punëve të Jashtme.“Në Komisionin e Venecias Kosova është anëtarësuar kur unë kam qenë ministër i Jashtëm. Ne jemi shtet anëtar aty, pa asteriks, pa fusnotë, jemi shtet i barabartë”, ka deklaruar ai.Hoxhaj ka shtuar se, pas këtij hapi, Kosova duhet të veprojë me urgjencë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe, sipas tij, në këtë kuadër të trajtohet edhe çështja e Gjykatës Speciale.“Pas këtij hapi, mendoj që Kosova duhet me urgjencë ta nisë anëtarësimin për Këshill të Evropës dhe të trajtohet Gjykata Speciale”, ka përfunduar Hoxhaj.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Kosova duhet ta dërgojë për shqyrtim në Komisionin e Venecias aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Hoxhaj ka thënë se ky duhet të jetë hapi i parë institucional pas aktgjykimit të 16 shtatorit, duke kërkuar që dokumenti të shqyrtohet në tërësi nga Komisioni i Venecias.Sipas tij, një veprim i tillë është i nevojshëm edhe për shkak të mënyrës se si, sipas tij, gjyqtarët e çështjes e trajtojnë statusin e Kosovës.“Unë mendoj që gjëja e parë që duhet të bëjë Kosova është ta dërgojë aktgjykimin për ish-krerët e UÇK-së, të marrë më 16 shtator, në Komisionin e Venecias. Meqë gjyqtarët e këtij rasti nuk po e dinë ende a jemi të pavarur si shtet apo jo, mendoj që Komisioni i Venecias duhet ta shohë aktgjykimin nga fillimi deri në fund”, ka thënë Hoxhaj në ATV.Ai ka rikujtuar se Kosova është anëtare e Komisionit të Venecias, duke theksuar se anëtarësimi ishte realizuar gjatë kohës kur ai drejtonte Ministrinë e Punëve të Jashtme.“Në Komisionin e Venecias Kosova është anëtarësuar kur unë kam qenë ministër i Jashtëm. Ne jemi shtet anëtar aty, pa asteriks, pa fusnotë, jemi shtet i barabartë”, ka deklaruar ai.Hoxhaj ka shtuar se, pas këtij hapi, Kosova duhet të veprojë me urgjencë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe, sipas tij, në këtë kuadër të trajtohet edhe çështja e Gjykatës Speciale.“Pas këtij hapi, mendoj që Kosova duhet me urgjencë ta nisë anëtarësimin për Këshill të Evropës dhe të trajtohet Gjykata Speciale”, ka përfunduar Hoxhaj.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…