AkiArta Bilalli Zendeli: Nuk është iluzion rikthimi i Izet Mexhitit në BDI
1 min čitanja
Aki
Arta Bilalli Zendeli: Nuk është iluzion rikthimi i Izet Mexhitit në BDI
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në emisionin “Debat” në Shenja, nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të Izet Mexhitit në BDI, duke theksuar se partia nuk është përjashtuese ndaj bashkëpunimeve që synojnë avancimin e të drejtave të shqiptarëve.E pyetur nëse zërat për një afrim mes palëve janë iluzion apo realitet, Bilalli Zendeli tha se nuk dëshiron ta cilësojë në asnjërën mënyrë, duke iu referuar qëndrimeve të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për bashkimin dhe bashkëpunimin e shqiptarëve. Sipas saj, Fronti Evropian dhe AKI kanë argumentuar nevojën për bashkëpunim, ndërsa “mbetet për t’u parë” nëse do të ketë zhvillime konkrete. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka vend në BDI për figurat që janë larguar nga kjo parti, Bilalli Zendeli tha se BDI “nuk është përjashtuese ndaj bashkëpunimeve” në funksion të realizimit dhe jetësimit të të drejtave të shqiptarëve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, si dhe avancimit të tyre të mëtejshëm.“BDI gjithmonë, nëse e ka kërkuar nga kundërshtarët që të bashkohen dhe të bashkëpunojnë dhe Fronti Evropian, AKI i ka argumentuar këto më së miri. Shto këtu edhe paraqitjet publike të kryetarit Ali Ahmeti. Por mbetet për tu parë”, tha Zendeli.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.