PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bashkimi evropian“Prishtina më duket si BE” – Vlogeri kazak mahnitet me zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës
2 min čitanja
Bashkimi evropian

“Prishtina më duket si BE” – Vlogeri kazak mahnitet me zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një turist nga Kazakistani ka ndarë përshtypjet e tij për Prishtinën, duke thënë se kryeqyteti i Kosovës i ngjan shumë vendeve të Bashkimit Evropian për nga infrastruktura dhe markat ndërkombëtare. Raiymbek, i cili është në një turne botëror, kishte planifikuar vetëm një ndalesë të shkurtër në Prishtinë për të blerë kufje të reja pasi i kishte humbur të tijat në një autobus në Shkup. Por ajo që e priti në qytet e befasoi. “Prishtina më duket shumë EU. Shumë EU,” thotë ai në videon e tij të postuar në Instagram, teksa filmon rrugët dhe qendrën tregtare Albi Mall. “Ka kaq shumë marka ndërkombëtare. Nuk është si pjesa tjetër e Ballkanit, jo si Shqipëria, jo si Maqedonia e Veriut. Këtu e ndjen sikur po i afrohesh BE-së.” Në qendrën tregtare ai tregon praninë e zinxhirëve të njohur perëndimorë si H&M, Burger King, KFC dhe madje IMAX, duke e kontrastuar atmosferën me atë që ka parë në vendet fqinje. Për të, Prishtina ka një ndjesi “shumë evropiane dhe ndërkombëtare”. Pavarësisht zhvillimit modern, ai nuk harron të përmendë edhe aspektin kulturor. Në fund të videos shfaq një xhami lokale dhe kujton se rreth 90% e popullsisë në Kosovë është myslimane. Videoja, e filmuar në një stil të thjeshtë dhe spontan, ka marrë vëmendje nga udhëtarë dhe ndjekës të Ballkanit, të cilët e shohin Prishtinën si një destinacion që po ndryshon me shpejtësi dhe po i afrohet standardit evropian. Për Raiymbek-un, ndalesa për kufje u kthye në një takim të papritur me një qytet që, sipas tij, “po bëhet gati për shtëpi” — një sinjal se Kosova po ecën drejt integrimit evropian./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një turist nga Kazakistani ka ndarë përshtypjet e tij për Prishtinën, duke thënë se kryeqyteti i Kosovës i ngjan shumë vendeve të Bashkimit Evropian për nga infrastruktura dhe markat ndërkombëtare. Raiymbek, i cili është në një turne botëror, kishte planifikuar vetëm një ndalesë të shkurtër në Prishtinë për të blerë kufje të reja pasi i kishte humbur të tijat në një autobus në Shkup. Por ajo që e priti në qytet e befasoi. “Prishtina më duket shumë EU. Shumë EU,” thotë ai në videon e tij të postuar në Instagram, teksa filmon rrugët dhe qendrën tregtare Albi Mall. “Ka kaq shumë marka ndërkombëtare. Nuk është si pjesa tjetër e Ballkanit, jo si Shqipëria, jo si Maqedonia e Veriut. Këtu e ndjen sikur po i afrohesh BE-së.” Në qendrën tregtare ai tregon praninë e zinxhirëve të njohur perëndimorë si H&M, Burger King, KFC dhe madje IMAX, duke e kontrastuar atmosferën me atë që ka parë në vendet fqinje. Për të, Prishtina ka një ndjesi “shumë evropiane dhe ndërkombëtare”. Pavarësisht zhvillimit modern, ai nuk harron të përmendë edhe aspektin kulturor. Në fund të videos shfaq një xhami lokale dhe kujton se rreth 90% e popullsisë në Kosovë është myslimane. Videoja, e filmuar në një stil të thjeshtë dhe spontan, ka marrë vëmendje nga udhëtarë dhe ndjekës të Ballkanit, të cilët e shohin Prishtinën si një destinacion që po ndryshon me shpejtësi dhe po i afrohet standardit evropian. Për Raiymbek-un, ndalesa për kufje u kthye në një takim të papritur me një qytet që, sipas tij, “po bëhet gati për shtëpi” — një sinjal se Kosova po ecën drejt integrimit evropian./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…