Dhomat e specializuaraPër të nëntën natë protestohet në Prishtinë, Haziri: Do të qëndrojmë në shesh deri më 1 tetor
2 min čitanja
Dhomat e specializuara
Për të nëntën natë protestohet në Prishtinë, Haziri: Do të qëndrojmë në shesh deri më 1 tetor
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Qytetarë të shumtë janë mbledhur të enjten mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e nëntë të protestës me moton “Jo në emrin tim”, për të kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të shkallës së parë dhe kanë kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.Në shesh janë vendosur pankarta dhe mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa slogani “Jo në emrin tim” ka vazhduar të jetë motoja kryesore e protestës.Gjatë tubimit, njëri nga organizatorët, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë së bashku në shesh deri më 1 tetor, kur pritet të mbahet një protestë e madhe e organizuar nga organizatat e dala nga lufta dhe studentët.“Kam një ftesë e një thirrje për ju. Të rrijmë bashkë deri më 1 tetor, deri në thirrjen e madhe, do t’i përgjigjemi ftesës së madhe të organizatave të dala nga lufta, studentëve… e deri në atë natë do të qëndrojmë në shesh, derisa të na dëgjohet zëri ynë”, tha Haziri. Në përvjetorin e tretë të rënies në detyrë të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Haziri u ka bërë thirrje protestuesve që të mbajnë një minutë heshtje në nderim të jetës dhe sakrificës së tij.Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, gjatë sulmit të armatosur të kryer nga një grup i udhëhequr nga Milan Radoiçiq.Haziri ka kritikuar institucionet e Kosovës për atë që e konsideroi mungesë të urgjencës në trajtimin e kërkesave të protestuesve lidhur me ish-krerët e UÇK-së.Ai ka thënë se vëmendja e protestuesve nuk është e përqendruar vetëm te zhvillimet në Hagë, por edhe te veprimet e institucioneve në Prishtinë.“Sonte pyetja nuk është çka po bëjmë ne këtu sot në Kosovë. Çka po bëjnë institucionet? Nuk mjafton të themi nga Prishtina: Qëndroni të fortë! Sonte nuk dua të flas vetëm për Hagën, por për Prishtinën”, deklaroi Haziri. Duke
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.