Prishtina lokalePërurohet xhamia e re në qytetin e Lipjanit
1 min čitanja
Prishtina lokale
Përurohet xhamia e re në qytetin e Lipjanit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Komuna e Lipjanit ka njoftuar se sot është përuruar xhamia e re në qytetin e Lipjanit, në një ceremoni solemne ku morën pjesë përfaqësues të Komunës, Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, donatori nga Shteti i Katarit, imamë, besimtarë dhe qytetarë të shumtë.Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi, i cili uroi qytetarët për përfundimin dhe hapjen e objektit të ri fetar.Bytyqi shprehu mirënjohje për Bashkësinë Islame, donatorët nga Katari dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti.“Urime të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit për ndërtimin e kësaj xhamie të re, e cila do t’u shërbejë besimtarëve me kapacitet më të madh dhe kushte më të mira”, ka deklaruar Bytyqi.Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive dhe solemne, në prani të përfaqësuesve të institucioneve lokale, Bashkësisë Islame të Kosovës, donatorëve, imamëve dhe qytetarëve.Sipas komunës, xhamia e re do të ofrojë hapësira më të përshtatshme për zhvillimin e jetës fetare dhe shërbimin ndaj komunitetit, duke krijuar kushte më të mira për besimtarët e qytetit të Lipjanit dhe rrethinës. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.