Mahmoud abbasSHBA-ja ia ndalon hyrjen, presidenti palestinez përmes videolidhjes i drejtohet OKB-së
2 min čitanja
Mahmoud abbas
SHBA-ja ia ndalon hyrjen, presidenti palestinez përmes videolidhjes i drejtohet OKB-së
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e kundërshtoi ndalimin e vizave për hyrje në SHBA nga administrata Trump, masë që ka penguar zyrtarët e Autoritetit Palestinez të marrin pjesë fizikisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke e cilësuar atë si “masa ndëshkuese të paligjshme”.Ai u tha liderëve botërorë se për të dytin vit radhazi, delegacionit palestinez “i janë mohuar vizat e hyrjes të nevojshme për të udhëtuar në Nju Jork dhe për të marrë pjesë personalisht në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”.“Ne i kundërshtojmë këto masa ndëshkuese të paligjshme dhe i kundërshtojmë akuzat dhe justifikimet mbi të cilat ato janë bazuar”, tha lideri palestinez.“Mohimi i qasjes së delegacionit palestinez në selinë e OKB-së përbën shkelje të detyrimeve të Shteteve të Bashkuara si vend pritës. Prandaj, i bëjmë thirrje administratës amerikane t’i heqë këto sanksione dhe kufizime”, shtoi Abbas.Në një fjalim të regjistruar paraprakisht, Abbas tha se duhet të ndalet vendimi i Izraelit për të vazhduar me projektin e vendbanimeve E1, i dënuar ndërkombëtarisht dhe që rrezikon të ndajë Bregun Perëndimor. - YouTube www.youtube.com “Kjo kërkon ndërhyrje urgjente dhe të përgjegjshme nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”, tha Abbas, shkruan cnn.Në fillim të këtij muaji, Britania e Madhe udhëhoqi një grup prej më shumë se një duzine shtetesh që deklaruan se do të ndalonin produktet nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor ose se planifikonin ta bënin këtë.“Ne e kemi paralajmëruar prej kohësh komunitetin ndërkombëtar, përmes Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, se këto politika izraelite, në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, do ta shkatërronin zgjidhjen me dy shtete dhe kjo është ajo që po ndodh tani”, tha Abbas.Ai paralajmëroi gjithashtu se Izraeli po mbante më shumë se 6 miliardë dollarë që duhej t’i transferoheshin Autoritetit Palestinez dhe kërkoi lirimin e këtyre fondeve, të bllokuar
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.