Ardit kutleshiArdit Kutleshi pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox që përdorej për shitblerjen e të dhënave personale
2 min čitanja
Ardit kutleshi
Ardit Kutleshi pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox që përdorej për shitblerjen e të dhënave personale
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ardit Kutleshi, 28-vjeçar nga Kosova, është deklaruar fajtor në Shtetet e Bashkuara për akuzat që lidhen me krijimin dhe funksionimin e platformës Rydox, një treg ilegal online që përdorej nga kriminelë kibernetikë për blerjen dhe shitjen e të dhënave personale të vjedhura dhe mjeteve për kryerjen e mashtrimeve.Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, Kutleshi pranoi fajësinë në Gjykatën Federale për Distriktin Perëndimor të Pensilvanisë për vjedhje të rënduar të identitetit dhe komplot për pastrim parash.Autoritetet amerikane thonë se Rydox kishte funksionuar të paktën që nga viti 2016 dhe kishte realizuar mbi 7,600 transaksione me informacione personale të vjedhura, pajisje aksesi, dokumente identifikimi dhe mjete e shërbime për krime kibernetike.Nga aktiviteti i platformës, sipas dokumenteve gjyqësore, ishin gjeneruar të paktën 232 mijë dollarë të ardhura.“Pranimi i fajësisë nga Ardit Kutleshi për operimin e tregut Rydox ekspozon një skemë të sofistikuar për të përfituar nga identitetet e vjedhura dhe mjetet e krimit kibernetik”, deklaroi Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva nga Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë.Ai theksoi se rasti dëshmon se autoritetet amerikane do të vazhdojnë të identifikojnë dhe ndjekin penalisht kriminelët kibernetikë, pavarësisht vendit ku ndodhen, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përdorimit të teknologjisë së avancuar.Prokurori amerikan Troy Rivetti tha se Kutleshi dhe vëllai i tij, Jetmir Kutleshi, e kishin drejtuar Rydox-in për përfitime personale, duke fituar qindra mijëra dollarë nga një platformë ku shiteshin informacione dhe mjete për kryerjen e krimeve online.Jetmir Kutleshi ishte deklaruar fajtor dhe ishte dënuar në dhjetor të vitit 2025, para se të deportohej në Kosovë.Ndihmësdrejtori i Divizionit Kibernetik të FBI-së, Brett Leatherman, tha se përmes Rydox-it ishin nxjerrë në shitje të dhëna të ndjeshme, duke përfshirë identitete dhe të dhëna për hyrje në llogaritë e mijëra personave.“FBI-ja dhe part
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.