Gjykata specialeÇfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?
2 min čitanja
Gjykata speciale
Çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Tetë ditë nga dënimi me burgim të përgjithshëm prej 81 vjetësh i katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, protestat kundër vendimit të shkallës së parë dhe thirrjet për një strategji shtetërore në apelimin e tij po vazhdojnë të rriten.Kjo strategji, të cilën Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta hartojë, nuk duhet të kufizohet thjesht në financimin e ekipeve të mbrojtjes, por duhet përfshijë grumbullimin e ekspertizës vendëse dhe ndërkombëtare, si dhe një angazhim të bashkërenduar diplomatik, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë (REL).Një strategji shtetërore përtej apelitQeveria e Albin Kurtit nuk ka shpjeguar se si do të dukej strategjia për ta luftuar në Apelin e asaj që njihet si Gjykata Speciale aktgjykimin dënues për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.Zyra e Kurtit nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it për më shumë hollësi rreth saj.Por, duke folur për strategjinë më 19 shtator, Kurti kishte thënë se nevojitet pajtueshmëri për reagim sa më të përshtatshëm dhe efikas ndaj verdiktit, si në ndihmën e ekipeve në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik.Për Donika Eminin nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, në strategji duhet të përfshihen të gjitha institucionet e vendit, si dhe opozita, ndërsa atë duhet ta shtyjë përpara Ministria e Drejtësisë.Ky dikaster qeveritar nuk është deklaruar deri tani rreth aktgjykimit, e aq më pak rreth ndonjë strategjie. Udhëheqësja e tij, Donika Gërvalla, është në qendër të kritikave, ndërsa shkarkimi i saj është ndër kërkesat e vazhdueshme në protestat e përnatshme në sheshet e kryeqytetit të Kosovës.Ekspertizë vendëse dhe ndërkombëtarePërtej rolit të Ministrisë së Drejtësisë, Emini dhe Deda sugjerojnë se strategjisë do t’i duhej një mekanizëm i qartë koordinues mes institucioneve, ekipeve
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.