PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Aleksandar vuçiqVuçiq shpërfillë BE-në, takohet me Lavrovin: Do të kemi marrëveshje të re për gazin me Rusinë
2 min čitanja
Aleksandar vuçiq

Vuçiq shpërfillë BE-në, takohet me Lavrovin: Do të kemi marrëveshje të re për gazin me Rusinë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar të enjten me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.Vuçiq tha se me Lavrovin ka zhvilluar një bisedë për sigurinë energjetike dhe krizën globale në sektorin e energjisë. Ai shprehu shpresën se deri në fund të shtatorit Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje të re për furnizimin me gaz me Rusinë, shkruan b92.“Bisedë e hapur dhe përmbajtësore me ministrin Sergej Lavrov për sigurinë energjetike në kontekstin e krizës së përgjithshme globale në këtë sektor, ku shpreha shpresën se deri në fund të shtatorit do të nënshkruajmë një marrëveshje të re për gazin me Federatën Ruse”, shkroi Vuçiq në Instagram. View this post on Instagram A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav) Sipas tij, në takim janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, zhvillimet gjeopolitike dhe roli i Kombeve të Bashkuara në situatën aktuale ndërkombëtare.Ai theksoi gjithashtu se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.Takimi vjen në një kohë kur po afrohet skadimi i marrëveshjes aktuale të gazit mes Serbisë dhe Rusisë. Vuçiq kishte paralajmëruar më herët se furnizimi me gaz po vazhdon normalisht, por se marrëveshja e re mbetet një çështje e rëndësishme për bisedimet me palën ruse.Vuçiq ndodhet në New York për sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku gjatë qëndrimit të tij ka zhvilluar edhe takime të tjera me liderë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar të enjten me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.Vuçiq tha se me Lavrovin ka zhvilluar një bisedë për sigurinë energjetike dhe krizën globale në sektorin e energjisë. Ai shprehu shpresën se deri në fund të shtatorit Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje të re për furnizimin me gaz me Rusinë, shkruan b92.“Bisedë e hapur dhe përmbajtësore me ministrin Sergej Lavrov për sigurinë energjetike në kontekstin e krizës së përgjithshme globale në këtë sektor, ku shpreha shpresën se deri në fund të shtatorit do të nënshkruajmë një marrëveshje të re për gazin me Federatën Ruse”, shkroi Vuçiq në Instagram. View this post on Instagram A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav) Sipas tij, në takim janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, zhvillimet gjeopolitike dhe roli i Kombeve të Bashkuara në situatën aktuale ndërkombëtare.Ai theksoi gjithashtu se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.Takimi vjen në një kohë kur po afrohet skadimi i marrëveshjes aktuale të gazit mes Serbisë dhe Rusisë. Vuçiq kishte paralajmëruar më herët se furnizimi me gaz po vazhdon normalisht, por se marrëveshja e re mbetet një çështje e rëndësishme për bisedimet me palën ruse.Vuçiq ndodhet në New York për sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku gjatë qëndrimit të tij ka zhvilluar edhe takime të tjera me liderë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…