PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Britania e madheBorxhi botëror arrin rekord, kalon 365 trilionë dollarë
2 min čitanja
Britania e madhe

Borxhi botëror arrin rekord, kalon 365 trilionë dollarë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Borxhi i përgjithshëm global është rritur me 10 trilionë dollarë gjatë gjysmës së parë të këtij viti, duke kaluar shifrën prej 365 trilionë dollarësh. Rritja e kostove për shërbimin e borxhit po paraqet një rrezik gjithnjë e më të madh për qeveritë e shumë vendeve, bëri të ditur Instituti për Financat Ndërkombëtare (IIF).Sipas raportit, borxhi shtetëror po rritet në një kohë kur rendimentet e obligacioneve qeveritare me afat të mesëm dhe të gjatë në disa prej ekonomive më të mëdha të botës kanë arritur nivelet më të larta në më shumë se një dekadë, raportojnë mediat.Kjo vlen veçanërisht për Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Francën dhe Britaninë e Madhe. Rritja e rendimenteve pasqyron shqetësimet në rritje të investitorëve për normat më të larta të interesit, ndikimet afatgjata të kostove të larta të energjisë, rritjen e dobët ekonomike dhe shpenzimet e larta qeveritare.IIF veçoi këto katër ekonomi të mëdha, duke theksuar se ato përballen me deficite të vazhdueshme të larta dhe rritje të kostove të interesit – probleme që për një kohë të gjatë janë lidhur me shtetet në zhvillim me borxhe të mëdha.Ekonomitë e zhvilluara paguan vitin e kaluar më shumë se 3.3 trilionë dollarë interesa për obligacionet qeveritare të tregtueshme ndërkombëtarisht. Kjo shumë ishte më e madhe se shpenzimet globale për inteligjencën artificiale, të cilat arritën në rreth 2.2 trilionë dollarë, për mbrojtjen rreth 2.6 trilionë dollarë dhe për energjinë e pastër rreth 2 trilionë dollarë.IIF paralajmëroi gjithashtu se borxhi është shndërruar në një çështje politike, duke krijuar një “rreth vicioz” mes zgjedhjeve dhe zgjidhjeve afatshkurtra, ndërsa dobësia afatgjatë ekonomike vazhdon të rritet. Sipas institutit, përfitimi nga marrja e borxheve të reja po zvogëlohet.“Ndërsa normat bazë të interesit rriten, pritet një rritje e ndjeshme e kostove të interesit, ndërsa ndikimet strukturore të shkaktuara nga shpenzimet për shëndetësinë dhe pensionet publike mbeten kryesisht të pazgjidhura”, deklaroi IIF.E

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Borxhi i përgjithshëm global është rritur me 10 trilionë dollarë gjatë gjysmës së parë të këtij viti, duke kaluar shifrën prej 365 trilionë dollarësh. Rritja e kostove për shërbimin e borxhit po paraqet një rrezik gjithnjë e më të madh për qeveritë e shumë vendeve, bëri të ditur Instituti për Financat Ndërkombëtare (IIF).Sipas raportit, borxhi shtetëror po rritet në një kohë kur rendimentet e obligacioneve qeveritare me afat të mesëm dhe të gjatë në disa prej ekonomive më të mëdha të botës kanë arritur nivelet më të larta në më shumë se një dekadë, raportojnë mediat.Kjo vlen veçanërisht për Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Francën dhe Britaninë e Madhe. Rritja e rendimenteve pasqyron shqetësimet në rritje të investitorëve për normat më të larta të interesit, ndikimet afatgjata të kostove të larta të energjisë, rritjen e dobët ekonomike dhe shpenzimet e larta qeveritare.IIF veçoi këto katër ekonomi të mëdha, duke theksuar se ato përballen me deficite të vazhdueshme të larta dhe rritje të kostove të interesit – probleme që për një kohë të gjatë janë lidhur me shtetet në zhvillim me borxhe të mëdha.Ekonomitë e zhvilluara paguan vitin e kaluar më shumë se 3.3 trilionë dollarë interesa për obligacionet qeveritare të tregtueshme ndërkombëtarisht. Kjo shumë ishte më e madhe se shpenzimet globale për inteligjencën artificiale, të cilat arritën në rreth 2.2 trilionë dollarë, për mbrojtjen rreth 2.6 trilionë dollarë dhe për energjinë e pastër rreth 2 trilionë dollarë.IIF paralajmëroi gjithashtu se borxhi është shndërruar në një çështje politike, duke krijuar një “rreth vicioz” mes zgjedhjeve dhe zgjidhjeve afatshkurtra, ndërsa dobësia afatgjatë ekonomike vazhdon të rritet. Sipas institutit, përfitimi nga marrja e borxheve të reja po zvogëlohet.“Ndërsa normat bazë të interesit rriten, pritet një rritje e ndjeshme e kostove të interesit, ndërsa ndikimet strukturore të shkaktuara nga shpenzimet për shëndetësinë dhe pensionet publike mbeten kryesisht të pazgjidhura”, deklaroi IIF.E

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…