Nazmi jusufiKosova fitoi luftën për liri, tani duhet të fitojë luftën për të vërtetën
2 min čitanja
Nazmi jusufi
Kosova fitoi luftën për liri, tani duhet të fitojë luftën për të vërtetën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ka momente në historinë e një kombi që nuk maten me vendime gjykatash, por me sakrificën e njerëzve që dhanë gjithçka për lirinë. Për popullin e Kosovës, viti 1999 ishte pikërisht një moment i tillë. Ishte viti kur një popull i shtypur për dekada fitoi të drejtën për të jetuar i lirë në vendin e vet. Ishte triumfi i lirisë mbi shtypjen, i dinjitetit mbi nënshtrimin dhe i shpresës mbi frikën.Shkruan: Nazmi JusufiSot, më shumë se një çerek shekulli pas çlirimit, Kosova përballet me një sfidë të re. Jo në fushën e betejës, por në betejën për kujtesën historike. Vendimi i 16 shtatorit 2026 i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ka hapur debate të thella politike, juridike dhe historike. Për shumë qytetarë, ky vendim është përjetuar me dhimbje, shqetësim dhe zhgënjim.Megjithatë, pavarësisht peshës së tij, ai nuk mund ta ndryshojë faktin themelor se Kosova u çlirua, u bë shtet dhe mbetet një realitet politik i pakthyeshëm. Vendimi i 16 shtatorit 2026 i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së do të mbetet një nga momentet më të rënda dhe më të debatuara në historinë moderne të Kosovës.Në këtë vendim, ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë dhe u dënuan, gjë që ngriti revoltë të madhe jo vetëm në Kosovë, por gjithandej ku jetojnë shqiptarët. Lufta e Kosovës nuk ishte një luftë pushtimi. Ajo ishte një luftë për mbijetesë, dinjitet dhe liri.Prandaj, sakrifica e popullit të Kosovës dhe kontributi i atyre që luftuan për çlirimin e vendit nuk mund të reduktohen në fatin juridik në një proces gjyqësor të veçantë, njëetnik, vetëm për shqiptarët, siç është ky i Dhomave të Specializuara në Hagë.Historia e Kosovës është shumë më e madhe se çdo aktgjykim dhe shumë më e fortë se çdo përpjekje për ta relativizuar të vërtetën historike. Për qytetarët e Kosovës, UÇK-ja mbetet simbol i rezistencës ndaj shtypjes dhe i luftës për liri në një periudhë kur popullsia shqiptare përballej me represion politik, kombëtar dhe humanitar.Pavarësisht de
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.