Montana tomorriZbulohen dy specie të reja karkalecash malorë në Shqipëri
1 min čitanja
Montana tomorri
Zbulohen dy specie të reja karkalecash malorë në Shqipëri
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Dy specie të reja karkalecash malorë janë përshkruar shkencërisht në Shqipërinë jugore, duke pasuruar njohuritë mbi biodiversitetin e ekosistemeve malore të vendit.Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka njoftuar se speciet e reja janë Montana tomorri dhe Montana dani. Ato i përkasin klasës Insecta, rendit Orthoptera dhe familjes Tettigoniidae.Montana tomorri është dokumentuar në masivin Tomorr–Kulmak, në habitatet alpine dhe subalpine mbi 1 mijë e 700 metra lartësi. Sipas agjencisë, kjo specie deri më tani nuk është raportuar jashtë kësaj zone dhe konsiderohet endemike e saj.Emërtimi shkencor tomorri i referohet malit të Tomorrit.Ndërkaq, Montana dani është dokumentuar në malet e Trebeshinës, Lunxhërisë dhe Nëmërçkës.Një nga tiparet që ndihmon në dallimin e dy specieve është forma e tegminave, që janë krahët e përparmë të shkurtër. Te meshkujt e M. tomorri, ato janë më të ngritura dhe majat zakonisht takohen, ndërsa te M. dani janë më të sheshta dhe majat qëndrojnë të ndara.Sipas Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, përshkrimi i këtyre dy specieve, i botuar në vitin 2026, është mbështetur në studimin e tipareve morfologjike, sinjaleve akustike dhe lidhjeve të tyre evolutive.Zbulimi i tyre vlerësohet si një kontribut i ri në njohjen dhe dokumentimin e biodiversitetit të ekosistemeve malore të Shqipërisë./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.