Skip to comments
Događaj u razvoju
Video

Momenti kur pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit sulmuan Policinë e Kosovës me “Zola” në Banjskë në 2023-ën

Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rikthehen në vëmendje pamjet që dokumentojnë momentet kur pjesëtarë të grupit të udhëhequr nga Milan Radoiçiq sulmojnë Policinë e Kosovës.Në pamjet e regjistruara gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023 shihen pjesëtarë të armatosur të grupit duke përdorur armatim të rëndë gjatë përballjes me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.Në një prej sekuencave shihet edhe përdorimi i armës antitank të tipit “Zola” në drejtim të pozicioneve të Policisë së Kosovës.Sulmi në Banjskë nisi në orët e hershme të 24 shtatorit 2023, pasi një grup i armatosur sulmoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Gjatë sulmit u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa një polic tjetër u plagos.Pas përleshjeve që pasuan, tre pjesëtarë të grupit të armatosur serb u vranë, ndërsa pjesa tjetër u tërhoq nga zona.Milan Radoiçiq, atëkohë nënkryetar i Listës Serbe, mori publikisht përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm.Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti në shtator të vitit 2024 aktakuzë ndaj 45 personave për rastin Banjska, duke e identifikuar Radoiçiqin si një nga figurat kryesore të grupit të akuzuar.Pamjet e publikuara nga dita e sulmit tregojnë shkallën e armatimit me të cilin grupi kishte hyrë në Banjskë dhe intensitetin e përballjes me Policinë e Kosovës.Tri vjet pas sulmit, Radoiçiq vazhdon të ndodhet në Serbi, ndërsa ndaj tij atje ende nuk është ngritur aktakuzë për sulmin e 24 shtatorit 2023./Telegrafi/VIDEO: KALLXO

Objavljeno · ažurirano 18:38 · 2 min čitanja

Slika uz članak: Momenti kur pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit sulmuan Policinë e Kosovës me “Zola” në Banjskë në 2023-ënFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rikthehen në vëmendje pamjet që dokumentojnë momentet kur pjesëtarë të grupit të udhëhequr nga Milan Radoiçiq sulmojnë Policinë e Kosovës.Në pamjet e regjistruara gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023 shihen pjesëtarë të armatosur të grupit duke përdorur armatim të rëndë gjatë përballjes me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.Në një prej sekuencave shihet edhe përdorimi i armës antitank të tipit “Zola” në drejtim të pozicioneve të Policisë së Kosovës.Sulmi në Banjskë nisi në orët e hershme të 24 shtatorit 2023, pasi një grup i armatosur sulmoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Gjatë sulmit u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa një polic tjetër u plagos.Pas përleshjeve që pasuan, tre pjesëtarë të grupit të armatosur serb u vranë, ndërsa pjesa tjetër u tërhoq nga zona.Milan Radoiçiq, atëkohë nënkryetar i Listës Serbe, mori publikisht përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm.Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti në shtator të vitit 2024 aktakuzë ndaj 45 personave për rastin Banjska, duke e identifikuar Radoiçiqin si një nga figurat kryesore të grupit të akuzuar.Pamjet e publikuara nga dita e sulmit tregojnë shkallën e armatimit me të cilin grupi kishte hyrë në Banjskë dhe intensitetin e përballjes me Policinë e Kosovës.Tri vjet pas sulmit, Radoiçiq vazhdon të ndodhet në Serbi, ndërsa ndaj tij atje ende nuk është ngritur aktakuzë për sulmin e 24 shtatorit 2023./Telegrafi/VIDEO: KALLXO

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...