Andrija mandiqKryetari i Parlamentit malazez nuk pranon të shkarkohet për glorifikimin e Mlladiqit
1 min čitanja
Andrija mandiq
Kryetari i Parlamentit malazez nuk pranon të shkarkohet për glorifikimin e Mlladiqit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në rend dite të së cilës ishte iniciativa për shkarkimin e kryetarit të parlamentit, Andrija Mandiq, nuk u mbajt sot për shkak të mungesës së kuorumit.Iniciativa për shkarkimin e Mandiqit, e propozuar nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), ishte nënshkruar nga 35 deputetë. Shkak për kërkesën ishte ngushëllimi që Mandiqi i kishte shprehur familjes së ish-komandantit serb të dënuar për krime lufte, Ratko Mladiq, shkruan vijesti.me. Seanca u shoqërua me përplasje mes Mandiqit dhe deputetëve të opozitës. Mandiqi u largua nga salla para fillimit zyrtar të seancës, ndërsa gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve nuk iu lejua hyrja në sallën plenare.Deputetët e DPS-së kërkuan transmetim të drejtpërdrejtë televiziv dhe hyrjen e mediave në sallë, në mënyrë që publiku të shihte se cilët deputetë ishin të pranishëm dhe nëse ekzistonte kuorumi për zhvillimin e seancës.Pas largimit të Mandiqit, deputetë të opozitës i thanë atij “u arratis”, ndërsa DPS e akuzoi kryetarin e Kuvendit se po pengonte zhvillimin e seancës.Kreu i DPS-së, Danijel Zhivkoviq, deklaroi se partia e tij do të ndërpresë bashkëpunimin institucional me qeverinë dhe shumicën parlamentare derisa të mbahet seanca ku deputetët do të mund të votojnë për shkarkimin e Mandiqit. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.