Adnan rrustemiRrustemi thirrje PDK-së e Aleancës për konsensus: Nuk duam zgjedhje të reja
2 min čitanja
Adnan rrustemi
Rrustemi thirrje PDK-së e Aleancës për konsensus: Nuk duam zgjedhje të reja
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Lëvizja Vetëvendosje e ka prioritet zgjedhjen e Presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja, thotë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.Sipas tij, do të bëhen të gjitha përpjekjet që deri më 6 tetor të zgjidhet presidenti, ndërsa u ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që të ndryshojnë qëndrimin për këtë çështje, veçmas pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator nga Gjykata Speciale.Rrustemi, në një intervistë për KosovaPress, ka kritikuar interpretimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin për zgjedhjen e Presidentit, duke thënë se ky interpretim ka shkurtuar periudhën në dispozicion për përpjekjet për gjetjen e një presidenti konsensual.“Këto 12 ditë janë 12 ditë për presidentin. Vërtetë është shkurtuar mjaft shumë afati, por secila parti politike duhet ta ketë parasysh se kjo është gjëja më e rëndësishme për t'i dhënë vendit stabilitet dhe për t'i shmangur zgjedhjet që të pajtohemi për presidentin konsensual. Kosova ka nevojë për president, nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. Dhe ka nevojë për një president konsensual dhe kështu t'i krijojë mundësinë për stabilitet institucional dhe të përballet me të gjitha sfidat, me punët natyrisht që na presin edhe ato që u përmendën. Do të habitesha shumë që edhe pas 16 shtatorit, nëse partitë politike opozitare kanë qëndrimet e njëjta sikurse para 16 shtatorit. Unë mendoj që pas 16 shtatorit secila parti politike opozitare që ka kalkuluar për ta pamundësuar Qeverinë Kurti duke kufizuar në mandat nëpërmjet procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, duhet të reflektojë dhe duhet të ulemi dhe të gjejmë një konsensus për sa i përket presidentit dhe pastaj të vazhdojmë punën, natyrisht secili në rolin dhe pozicionin e tij apo të saj”, deklaron ai.PDK-ja pas zgjedhjeve të 7 qershorit ka thënë se do të qëndrojnë në opozitë dhe nuk do të përfshihen në negociatat për zgjedhjen e presidentit. Ndërkaq, Aleanca ka vendosur disa kërkesa, mes tyre edhe prani
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.